Puthja që do ju thyejë zemrën, mamaja publikon foton e fundit me vajzën 23 vjeçare për një arsye madhështore

Publikuar tek: bota, më 21:56 24-11-2016 Puthja që do ju thyejë zemrën, mamaja publikon foton e fundit me vajzën 23 vjeçare për një arsye madhështore

Puthja që prek zemrën! Kjo ishte puthja e fundit që e motra i dha motrës së saj para se të largohej përgjithmonë nga kjo botë.

Mamaja publikoi këtë foto të çasteve të fundit për të bijën pasi do dhuronte organet e saj për bamirësi tek personat e tjerë. Vajza pësoi një aksident tragjik teksa bënte ski, duke humbur mundësinë për të jetuar, raporton newsbomb.al.

"Kam lexuar histori për dhurimin e organeve dhe unë jam shumë e lumtur që Kayleigh mundi të ndihmonte njerëzit. Unë jam ngushëlluar prej saj.  Por ndonjëherë, kur jam vetëm në shtëpi, ulem dhe shfryhem duke qarë”.

Kayleigh ishte duke bërë ski në Alpet Franceze me 30 mars kur pësoi aksidentin tragjik.

Suzanne dhe partneri i saj prej 8 vitesh Anita Currie ishin me pushime në Karaibe, kur Kayleigh i telefonoi duke thënë se ishte aksidentuar dhe kishte vrarë kokën.

Pasi mamaja u nis me urgjencë nga Meksika drejt Francës u detyruan të prisnin për 10 orë në aeroport.  Kur arriti në Francë e ëma, doktorët i thanë që prej 10 orësh po e mbanin vajzën me makineri pasi ishte e pamundur të shpëtonte dhe e pyetën nëse ishte dakord që të dhuronin organet e saj. E ëma tha, “Për mua kjo nuk ishte një bisedë e nevojshme, më thoni ku duhet të firmos”. Por më parë fotografoi çastin e fundit të ndarjes së dy motrave, për ta mbajtur mend gjithë jetën. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044497966766357
array(1) { ["section"]=> string(113) "puthja-qe-do-ju-thyeje-zemren-mamaja-publikon-foton-e-fundit-me-vajzen-23-vjecare-per-nje-arsye-madheshtore-60596" }