Puthje në buzë mes dy meshkujve në Teatrin Kombëtar, aktori: Përse e bëmë

Publikuar tek: kulture-art, më 23:25 19-01-2016 Puthje në buzë mes dy meshkujve në Teatrin Kombëtar, aktori: Përse e bëmë

Që të puthen në buzë dy aktorë meshkuj në Teatrin Kombëtar, është e rrallë, aq më tepër kur bëhet fjalë për dy karaktere antagonistë.

Baroni Tuzenbah dhe Saljoniji janë rivalë në dashuri. Të dy synojnë të bukurën Irina. Baroni i mirë ndien gjithnjë mbi supe vështrimin e Saljonijit sanguin, që në çdo moment kontrollon veprimet e tij. Dhe, kur në një moment “sinqeriteti” në dehje e sipër, ata puthin në buzë njëritjetrin, publiku nuk mund të mos reagojë, shkruan gazeta Panorama.

Pa dashur, të del një pasthirrmë habie. Kjo ka ndodhur edhe në dramën “Tri motrat” të Çehovit, që po shfaqet në Teatrin Kombëtar, në regjinë e Hervin Çulit. Një ndër pikat kulmore të shfaqjes ishte edhe puthja mes baronit, interpretuar nga Neritan Liçaj, dhe Saljonijit, interpretuar nga Gerti Ferra.

Ishte një nga ato momentet, sa të papritura, aq edhe të natyrshme, e të pasforcuara, edhe pse publiku i teatrit nuk është mësuar ende me to. Por nuk ishte një puthje homoseksuale, por zgjatim i një momenti të dhënë në një atmosferë tipike ruse.

Ky ishte edhe një nga ato “shpërthimet” e baronit, interpretuar mjaft mirë nga Neritan Liçaj, falë ndjeshmërisë së tij artistike, por edhe dëshirës së vazhdueshme për të thyer ca “tabu”. Baroni është një karakter i butë, ëndërrimtar, një njeri që ndien se kohëra të tjera po trokasin, me një zell të madh për të flakur parazitizmin dhe për të punuar.

“Nuk e di nëse Hervini e kishte menduar qysh më parë, por teksa po provonim skenën e dehjes bashkë me Gertin, një moment ai thotë “puthe në buzë”, dhe unë e putha. Për ne është punë, është teknikë”, ka thënë Neritan Liçaj për gazetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermal Meta, shqiptari që do të garojë për çmimin e parë në Sanremo
“Mirëmëngjes” me Alban Skënderajn nga studentët e Pekinit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01701021194458
array(1) { ["section"]=> string(77) "puthje-ne-buze-mes-dy-meshkujve-ne-teatrin-kombetar-aktori-perse-e-beme-30441" }