Putin nënshkruan projektligjin, në Rusi do jepen toka falas

Publikuar tek: bota, më 18:33 02-05-2016 Putin nënshkruan projektligjin, në Rusi do jepen toka falas

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj i cili parasheh dhënien e hektarëve të tokës pa pagesë në Lindjen e Largët të Rusisë, në përpjekje për t’i tërhequr njerëzit në rajonin e harruar.

Ligji i ri u publikuar sot në gazetën zyrtare ligjore, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Oferta mbetet e hapur për të gjithë qytetarët rusë, me kërkesën e vetme që ata ta përdorin tokën.

Sipas ligjit, qytetarët rusë mund ta marrin nga një hektar tokë, pronë e autoriteteve komunale apo shtetërore, në rajone të Lindjes së Largët, si: Sakha-Yakutia, Kamchatka, Primorye, Khabarovsk, Amur, Magadan, Sakhalin,and Chukotka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042173147201538
array(1) { ["section"]=> string(64) "putin-nenshkruan-projektligjin-ne-rusi-do-jepen-toka-falas-39278" }