Putin ‘nuk lëshon pe’, vjen deklarata e parë pas dëbimit të 23 SPIUNËVE RUS: Veprim armiqësor

Publikuar tek: bota, më 17:07 14-03-2018 Putin ‘nuk lëshon pe’, vjen deklarata e parë pas dëbimit të 23 SPIUNËVE RUS: Veprim armiqësor Kryeministria e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Pas deklaratave të fuqishme që kryeministria angleze Theresa May dha ditën e sotme për dëbimin e 23 diplomatëve rus, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kremlini.

Ambasada ruse ka raportuar për mediat angleze se ditën e sotme diplomati Aleksandër Jakovenko është thirrur në Zyrën e Jashtme të Komonuelthit, ku u informua për shpalljen ‘non-grata’ të 23 diplomatëve të tjerë.

Përfaqësuesit e amabasadës e kanë cilësuar këtë veprim nga pala angeleze si një veprim armiqësor, të paparanueshëm dhe shumë të pajustifikuar. Ata e kanë konsideruar këtë akt të ndërmarrë nga Theresa May si dëbimin më të madh që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Deklarata e May erdhi fill pas helmimit të një ish-spiuni rus në një park në Britaninë e Madhe. May tha se Britania kishte marrë vendimin e shkëputjes së kontakteve të nivelit të lartë me Rusinë, duke përfshirë edhe refuzimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të futbollit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi ndaj ish-agjentit, ashpërsohen tonet mes Rusisë e Britanisë, May ‘plas bombën’: Do dëbojmë 23 diplomatë
Vrasja e gazetarit investigativ, jep dorëheqjen kryeministri sllovak »
Article Logic
Execution time: 0.15642094612122
array(1) { ["section"]=> string(96) "putin-nuk-leshon-pe-vjen-deklarata-e-pare-pas-debimit-te-23-spiuneve-rus-veprim-armiqesor-113252" }