Putin super-paradë ushtarake për LIIB, Shqipëria: Nuk shkojmë. Serbët marshojnë në Moskë

Publikuar tek: politike, më 11:11 09-04-2015 Putin super-paradë ushtarake për LIIB, Shqipëria: Nuk shkojmë. Serbët marshojnë në Moskë Nje nga Paradat ne Shqiperi

Përgatitjet e Rusisë për një “superparadë” ushtarake për të festuar 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në përgjigjet që vendet e ftuara nga Putin, po i japin kësaj parade. Liderët e BE, Angela Merkel dhe David Cameron e kanë refuzuar ftesën dhe pjesmarrjen në këtë paradë, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Ndërkohë që BE kërkon të dalë me një konkluzion të qartë. Por negociatat kanë vazhduar. 

Shqipëria ndërkohë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së Putinit. Zyrtarisht, institucionet shqiptare do të jenë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qendrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë” thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti serb Tomislav Nikolic dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pranuan ftesën e ministrit të mbrojtjes së Rusisë Sergey Shoigu dhe vendosën që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, në festimet e ditës së fitores së Luftës së Dytë botërore, raportojnë mediat serbe.

nikolic putin

Sipas informacioneve nga Moska, Rusia fton forcat e armatosura nga 16 vende mike, anëtarë të koalicionit anti-Hitler, duke përfshirë edhe Serbinë. 10 vende sipas informacioneve paraprake kanë konfirmuar pjesmarrjen, dy kanë refuzuar ftesën dhe mbeten ende katër vende që nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Disa nga liderët më në zë të BE kanë vendosur të bojkotojnë Putin për shkak të krizës në Ukrainë. Çështja shtrohet sesi do ta shohë BE pjesmarrjen e Serbisë në paradën militare, shkruajnë mediat serbe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars, raportojnë mediat ndërkombëtare. Pak kohë më parë presidenti çek deklaroi se do të merrte pjesë në ceremoni, madje duke ngrirë marrëdhëniet me SHBA.

Edhe kryeministri britanik David Cameron i ka thënë “Jo” ftesës së Putinit për festimet. Arsyeja “në protestë për ndërhyrjen e Putinit në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë” sipas Doëning Street. Kështu Britania i Bashkohet vendimit të Gjermanisë dhe vendeve Balltike për të bojkotuar këtë ceremoni. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarja e Kulturës: ILDKP gënjen, Kumbaro e ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë
Kritikat ndaj BE-së/ Rama udhëton drejt Bukselit javën e ardhshme »
Article Logic
Execution time: 0.032500028610229
array(1) { ["section"]=> string(78) "putin-super-parade-ushtarake-per-liib-serbia-pranon-do-marshojme-ne-moske-8224" }