"Pyesni Ambasadorin" - Korrupsioni në Shqipëri, Lu: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të pushohen dhe të ndiqen penalisht

Publikuar tek: politike, më 15:50 15-12-2015

Ambasada Amerikane në Tiranë ka hapur në faqen e saj në Facebook, një bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë lidhur me korrupsionin në vendin tonë.

Vetë Ambasadori Donald Lu, do të mundohet t'i përgjigjet sa më shumë pyetjeve nga qytetarët ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse ai shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime - nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave”.

Më poshtë po shkëpusim disa nga pyetjet dhe përgjigjet më pikante:

Pyetje: Zoti Ambasadador Amerika ka sjelle demokracine në shumë vende të botës përse këtu në Shqipëri amerika është indiferente për korrupsionin e lartë nga vete deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptar vuan nga skamja dhe varfëria a është kjo demokracia që ne shqiptarët kemi kërkuar?

Ambasadori Lu: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t'u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Pyetje: I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime është se si mund të shkojmë nga konstatimi te veprimi? Sepse t’iu kërkosh të korruptuarve të dënojnë veten e vet është problem i madh kush do jetë ajo formulë magjike që t’i japi goditjen e fortë që ta rrëzojë këtë strukturë kriminale që ekziston në Shqipëri?

Ambasadori Lu: Pyetje shumë e mirë. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja - për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Pyetje: Mirë zotnia do përgjigjet po korrupsjonin kush do ta luftojë në këtë vend?

Ambasadori Lu: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.

Pyetje: Përshëndetje Z .Lu. Në Shqiptarët nuk duam korrupsion. Por jemi të detyruar të paguajmë , I tillë është sistemi që ka ngritur politika hajdute për 25 vite në Shqipëri. Korrupsioni te ne është si ajsbergu që i duket vetëm pjesë sipër. Por problemi është me i madh nga sa e mendojmë ne. Pyetja ime është: A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata që e mbollën. Kjo pemë per ta sjell pushtet, fuqi, pasuri në kurriz të shqiptarëve të ndershëm.

Ambasadori Lu: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Pyetje: Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?

Ambasadori Lu: Faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Pyetje: Përshendetje Zoti Ambasador. Unë e njoh në shifra invstimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare, milionat që keni dhënë pa llogaritur këtu investimin në persona në këtë fushë. E kuptoj gjithë këtë, po e mendoni se kjo ju jep të drejtë të shpreheni se "Nëse nuk miratohet kjo reforma e drejtësisë do të izoloheni? Si do ta kryeni këtë izololimin? E dyta keni folur për dhunën në protestë. Unë isha në atë protestë dhe nuk e shikova dhunën. Cfarë u dhunua? Unë jam gazetar dhe kam informacion rreth dy objekteve të sulmuara për të cilat nuk ekziston asnjë leje. Ndaj nuk mund të cilësohen as objekte në mbrojtje sipas ligjit shqiptar. E treta flisni se u shkatërrua prona publike. Une dua të di, vërtete besoni një bunker i ndërtuar fringo i ri është pronë publike, kur ai është cilësuar që në krye të herës si provokues? E katërta, mirë politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situatën në cilën ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vërtet deshirë të kem përgjigje për këto pyetjet e mia, nuk t’i paragjykoj aspak ato vetëm më tregojnë nivelin e njohjes që kanë ndërkombëtarët e akrdituar në vendin tonë për situatën aktuale këtu.

Ambasadori Lu: Është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.

Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

*Ky shkrim përdtësohet minutë pas minute me pyetjet dhe përgjigjet në bashkëbisedimin e Ambasadës Amerikane. Ju lutemi rifreskoni faqen për të parë të rejat më të fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti demokrat fotografon nga televizori deputetin socialist Balla dhe i kthen një përgjigje të hidhur
Deputeti socialist koment pesimist Ambasadorit Lu në facebook: Korrupsioni, betejë e vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.023190975189209
array(1) { ["section"]=> string(105) "pyesni-ambasadorin-per-korrupsionin-ne-shqiperi-lu-njerezit-jane-te-lodhur-duan-te-shohin-ndryshime-27830" }