Pyetësori tek fëmijët në shkolla, reagon Ministria e Arsimit: Pjesë e një studimi ndërkombëtar

Publikuar tek: barometri, më 07:28 26-05-2018 Pyetësori tek fëmijët në shkolla, reagon Ministria e Arsimit: Pjesë e një studimi ndërkombëtar

Studimi mbi sjelljet shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13, 15 vjeç (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në një njoftim të shpërndarë për media bëri të ditur se Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010 dhe se studimi konsiston në vet administrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç.

Plotësimi i tij, sipas ministrisë, është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet, thuhet në sqarimin e MASR-së, janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi.

Çdo ndryshim, sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor, thekson MASR, e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15 vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.

Ky studim, thuhet në njoftimin e ministrisë, “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

“Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale”, citohet njoftimi i ministrisë.

Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme. Ky studim, është i vetmi në Shqipëri që siguron të dhëna për grupmoshën 11, 13 dhe 15 vjeç.

Rezultatet e këtij studimi, bëri të ditur ministria, do të shërbejnë po ashtu si premisë për një ndërhyrje të rëndësishme disa-vjeçare që parashikohet të kryhet në Shqipëri nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Sqarimi i ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë erdhi pas disa keqinterpretimeve që u bënë mbi studimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10733985900879
array(1) { ["section"]=> string(99) "pyetesori-tek-femijet-ne-shkolla-reagon-ministria-e-arsimit-pjese-e-nje-studimi-nderkombetar-122129" }