Pyetja e Dritan Zaganit për Donald Lu: Krimi i organizuar jo vetëm është pjesë e politikës por ndikon në vendim-marrjet e saj

Publikuar tek: politike, më 16:50 15-12-2015 Pyetja e Dritan Zaganit për Donald Lu: Krimi i organizuar jo vetëm është pjesë e politikës por ndikon në vendim-marrjet e saj

Krimi iNë “lumin” e komenteve drejtuar Ambasadorit të Shteteve të bashkuara në Tiranë, Donald Lu, nuk kanë munguar edhe disa pyetje nga personazhe publikë, si në rastin e ish-shefit të anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, i cili prej muajsh jeton në Itali, nga ku ka lëshuar edhe akuza të forta për lidhjet e krimit me qeverinë.

Por edhe pse nuk ka marrë një përgjigje, deri tani, Dritan Zagani thotë sërish se është vetë dëshmitar me fakte konkrete se si krimi i organizuar jo vetëm është pjesë e politikës por edhe ndikon në vendim-marrjet e saj.

Komenti i ish-shefit të anti-drogës në Fier, Dritan Zagani:

Dritan Zagani: “Zoti Ambasador përshendetje! Pikë së pari ju faleminderit për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në të mirë të demokracisë në vendin tim, dhe sinqerisht ndjehem mirë kur lexoj mesazhin tuaj për pupullin tim, sepse edhe unë jam një person që besoj akoma që edhe ai vend një ditë do të bëhet, por edhe pse jam optimist përsëri kam një pyetje zoti Ambasador:

A mendoni ju që mundet që të ketë vertët demokraci dhe sundim të ligjit në Shqipëri me gjendjen aktuale në të cilën ndodhet politika shqiptare, e cila sipas mendimit tim dhe shumë bashkëatdhetarëve të mi, por edhe nga sa ke deklaruar ti publikisht deri më sot, rezulton të jetë deri në grykë e lidhur me krimin e organizuar, dhe unë personalisht në ndonje rast mundem të jem edhe deshmitar konkret me fakte konkrete se si krimi i organizuar jo vetëm është pjesë e politikës, por në ndonjë rast edhe urdhër-dhënes direkt në vendim-marrjen e saj. Pra i nderuar Ambasador edhe një herë ju faleminderit për gjithë ç’farë keni bërë, por unë e shikoj larg atë që thoni ju sa të kemi këtë klasë.”

Komenti i Zaganit është pasuar nga një pyetje nga gazetari i njohur, Basir Çollaku, që solli për publikun shqiptar intervistën ekskluzive me Zaganin. Çollaku e pyet Ambasadorin Lu, edhe pse nuk ka marrë ende përgjigje, nëse do të ishte më efikase që të reformohen edhe institucionet e ILDKP-së dhe të tjera, ër të dhënë një produkt sa më efikas. Ja pyetja e tij:

Basir Çollaku: Shkëlqesi Ambasador, së pari mirënjohje për kontributin tuaj të pazakontë për drejtësinë dhe vendin tonë. Zyrtarë të drejtësisë admistratës e funksionarë të lartë politikë, mendoj se janë prodhuesit dhe përfituesit më të mëdhenj të korrupsionit. A duhet institucionet e Kontrollit, Verifikimit e Deklarimit të Pasurive, si dhe institucione të tjera të investigimit të pasurive të paligjshme të jenë pjesë e reformës për të pasur një produkt më efikas? A do të ishte shkëlqesi Ambasador në këtë situatë më e dobishme mbështetja e shoqerisë civile dhe mediave jashtë ndikimeve të partive për të rritur denoncimet konkrete korruptive dhe a do të ishte dekriminalizimi një proces i përfunduar pa vënë dorë ligjore mbi pasuritë e këtyre subjekteve?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist koment pesimist Ambasadorit Lu në facebook: Korrupsioni, betejë e vështirë
Dekorimi i zyrtarëve komunistë, Rama kërkon falje: Nuk kemi gabuar me dashje »
Article Logic
Execution time: 0.014557838439941
array(1) { ["section"]=> string(130) "pyetja-e-dritan-zaganit-per-donald-lu-krimi-i-organizuar-jo-vetem-eshte-pjese-e-politikes-por-ndikon-ne-vendim-marrjet-e-saj-27832" }