Pyetja e Rudinës “nxjerr në shesh” lidhjen e këngëtares shqiptare...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:44 20-02-2017 Pyetja e Rudinës “nxjerr në shesh” lidhjen e këngëtares shqiptare...

Këngëtarja Loreta Kaçka, e njohur në fillimet e saj si "Lori nga Durrësi", ka qenë e  ftuara speciale sot në programin “Rudina” në Tv Klan.

Lori rrëfeu për jetesën në Prishtinë, qytetin që tashmë është bërë si shtëpia e saj: “Kam gati 15 vjet në Prishtinë. Jam shumë mirë edhe atje, sepse u bë kohë e gjatë edhe në Prishtinë. Kam rrethin tim shoqëror atje dhe ndihem shumë mirë.”

Tani që e gjithë familja e ka kokën të kthyer nga Lori për të rejat në jetën e saj personale, e zënë ngushtë, ajo pranon se kjo “vonesë” ka ardhur për shkak të profesionit, për të cilin i është dashur të bëjë edhe sakrifica të kësaj natyre.

Pyetja e Rudinës, ka “nxjerrë në shesh” lidhjen e Lorit teksa e ngacmon në lidhje me ndryshimet në jetën e këngëtares.

“Kur të vijë njeriu i duhet apo kur ta vendosni?”,-ka pyetur moderatorja.

 “Kur ta vendosim…” – përgjigjet Lori, duke konfirmuar se ka dikë në jetën e saj, por akoma nuk kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

 rudina.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026401042938232
array(1) { ["section"]=> string(69) "pyetja-e-rudines-nxjerr-ne-shesh-lidhjen-e-kengetares-shqiptare-69367" }