Qarkullonte me armë nëpër Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 14-09-2018 Qarkullonte me armë nëpër Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar një 18 vjeçar i cili qarkullonte me armë në qytet.

Në pranga u vu shtetasi Merlino Disha banues në Burrel. 

Arrestimi i tij u bë në lagjen 13 të Durrësit ndërkohë që Disha ishte pasagjer në automjetin tip ‘Benz’.

Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon shqiptarin që drejton bashki në Australi: Një shembull frymëzimi
Vettingu në politikë, Ruçi nga Fieri: Drafti është në tryezë »
Article Logic
Execution time: 0.01814603805542
array(1) { ["section"]=> string(66) "qarkullonte-me-arme-neper-durres-arrestohet-18-vjecari-emri-134281" }