Që nga 1 janari 2017 udhëtimi ndërqytetas vetëm me autobus, rregullat për licenca

Publikuar tek: ekonomi, më 10:25 24-08-2016 Që nga 1 janari 2017 udhëtimi ndërqytetas vetëm me autobus, rregullat për licenca

Ministria e Transportit ka lëshuar një udhëzim nëpërmjet të cilit sqarohet se si do të funksionojë transporti ndërqytetës nga 1 janari 2017, ku do të përdoren vetëm autobuzët dhe me orare të përcaktuara.

Në udhëzim është përcaktuar afati i vlefshmërisë së një licence që lëshohet në emër të shoqërisë së transportit është 10 vjet dhe është e patjetërsueshme dhe e patransferueshme.

Për shërbimin e rregullt në transportin qytetës të udhëtarëve me autobus, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti, për linjat e miratuara nga këshilli bashkiak.

Për shërbimin e rregullt në transportin rrethqytetës të udhëtarëve, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti, për linjat e miratuara sipas përcaktimeve të ligjit për transportet rrugore.

-Licenca për shërbimin e rregullt në transportin ndërqytetës të udhëtarëve, lëshohet nga ministri përgjegjës për transportin rrugor.

-Licenca për shërbimet e rregullta të specializuara, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti.

-Licenca për shërbimet vajtje–ardhje të transportit të udhëtarëve do të lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti dhe kur ky shërbim kryhet brenda juridiksionit të bashkisë.

Në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve sqarohet se, në linjat e rregullta ndërqytetëse certifikohen vetëm mjetet e konstruktuar për transportin e udhëtarëve me më shumë se 19 vende, përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit dhe certifikata e operimit për transportin e udhëtarëve lëshohet dhe rinovohet me afat deri në 5 vjet.

Ministria e Transportit bën thirrje se, shoqëritë e reja të transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, duhet të sjellin dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30.09.2016, pasi ky është afati i fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03087306022644
array(1) { ["section"]=> string(86) "qe-nga-1-janari-2017-udhetimi-nderqytetas-vetem-me-autobus-rregullat-per-licenca-50692" }