Qëndrimi i kryeministrit për Tahirin, ironizon Shkëlzen Berisha: Trimin e ka Rama “çun”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 24-10-2017 Qëndrimi i kryeministrit për Tahirin, ironizon Shkëlzen Berisha: Trimin e ka Rama “çun”

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ironizon qëndrimin e shefit të qeverisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implimkim dhe korrupsion pasiv në bandën e Habilajve dhe për këtë ka kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit.

Shkëlzen ironizon duke e cilësuar Tahirin një “trim” që është i gatshëm të hetohet nga Prokuroria, por pa iu hequr imuniteti.  

“Trimi rri e pret tek dera e prokurorise .... por me imunitet ama !”, shkruan Berisha, ndërsa duke iu përgjigjur një komenti djali i ish-kryeministrit shkruan: E ka Rama “çun”, duke nënkuptuar se kryeministri po e mbron.

 

xheni.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017161130905151
array(1) { ["section"]=> string(89) "qendrimi-i-kryeministrit-per-tahirin-ironizon-shkelzen-berisha-trimin-e-ka-rama-cun-97012" }