Qeni hero ngordhi nga lodhja pasi shpëtoi 7 persona nga rrënojat e tërmetit në Ekuador

Publikuar tek: bota, më 10:10 27-04-2016 Qeni hero ngordhi nga lodhja pasi shpëtoi 7 persona nga rrënojat e tërmetit në Ekuador

Një Labrador i bardhë është nderuar si hero pasi shpëtoi 7 persona nga rrënojat e tëmetit të fuqishëm në Ekuador javën e kaluar dhe ngordhi nga lodhja në moshën 4 vjeç.

“Dayko”, punonte me shërbimin e zjarrfikëses dhe pas tërmetit 7.8 të shkallës rihter, ai nuk ndaloi së kërkuari për të mbijetuar. Në një postim në faqen e tyre shërbimi i zjarrfikëses tha se qeni ngordhi nga infarkti kardiak.

“Ky mik me katër këmbë dha jetën në krye të detyrës. Faleminderit Dayko për përpjekjet e tua dhe emergjencat ku ishe prezent”, thuhet në postim. Tërmeti i 16 prillit në Ekuador shkaktoi 654 viktima ndërsa u plagosën më shumë se 2 mijë persona.

13010622_923360637762452_4609145547718943830_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024590969085693
array(1) { ["section"]=> string(92) "qeni-hero-ngordhi-nga-lodhja-pasi-shpetoi-7-persona-nga-rrenojat-e-termetit-ne-ekuador-38811" }