Qeni që u mundua të shpëtojë të zotin po lufton për jetën

Publikuar tek: bota, më 19:55 10-02-2015 Qeni që u mundua të shpëtojë të zotin po lufton për jetën

Carmen ishte miku më i mirë i të zotit deri në fund. Disa ditë më parë një zjarr ra në shtëpinë e Benjamin Ledford i cili u gjet pa ndjenja përdhe bashkë me qenin e tij.

Zjarrfikësit e transportuan Benjaminin në spital, ku dhe humbi jetën. Ata thanë se qeni i tij 8 vjeçar, Carmen ishte shtrirë mbi të zotin duke u munduar që ta mbrojë nga zjarri. Carmen tani ndodhet në spital dhe po lufton për jetën.

Mjekët thanë se gjendja e qenit është shumë e rëndë pasi ka marë djegie të shumta dhe po trajtohet me serum e oksigjen.

Vëllai i Benjaminit tha se dëshiron që qeni të shërohet sa më shpejt dhe se do ta adoptojë atë. Historia tragjike ka tërhequr vëmendjen dhe është pasqyruar në media të ndryshme. Gjendja e qenit që u përpoq të shpëtojë të zotin duke e mbuluar atë për ta mbrojtur nga flakët, është përkeqësuar së tepërmi në 24 orët e fundit por mjekët u shprehën se do të bëjnë maksimumin për ta shpëtuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045774936676025
array(1) { ["section"]=> string(62) "qeni-qe-u-mundua-te-shpetoje-te-zotin-po-lufton-per-jeten-2981" }