Qeveria anulon koncesionin për kolaudimin e automjeteve frigoriferike (18 hapat që u ndoqën)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:41 21-01-2017 Qeveria anulon koncesionin për kolaudimin e automjeteve frigoriferike (18 hapat që u ndoqën)

Qeveria shqiptare anuloi një vendim të vitit 2012  për kolaudimin e automjeteve frigoriferike njohur si “Kontrolli i  Brendshëm i mjeteve me ushqime delikate  gjatë transportit ndërkombëtar” pas një këmbëngulje të “Qendrës së Eksporteve Shqiptare”.

Alban Zusi president i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” përshëndeti këtë vendim të qeverisë duke theksuar se qeveria e  dëgjoi dhe zgjidhi këtë shqetësim të bizneseve që prekeshin nga ai udhëzim abuziv.

“Kjo është fitorja e radhës e “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që ne përfaqësojmë. Ky standard kolaudimi që u tentua të aplikohej, nuk është i aplikuar në shumicën e vendeve të BE-s dhe as në SHBA, prandaj ishte absurde implementimi në Shqipëri.  Fatura që biznesi duhet të paguante për këtë shërbim të panevojshëm shkonte rreth 5 milion euro në vit. Kjo do të shkarkohej e gjitha në kurriz të konsumatorit pasi kjo kosto do të reflektonte në rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore vendase. Industria ushqimore shqiptare, do të bëhej më pak konkurruese po për të njëjtën vlerë krahasuar me vendet fqinje të cilat nuk e aplikojnë këtë standard” u shpreh Zusi.

Gjithçka nisi në muajin Gusht 2016  kur  Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  ndalonin,  kamionët duke i paralajmëruar  se nga 1 shtatori 2016, zbatohet  një procedurë e re kontrolli për automjetet me temperaturë të kontrolluar.

Kontrolli iu dha në formën e koncesionit  një kompanie private me një pikë të vetme kolaudimi për të gjithë Shqipërinë, nga ku  kosto e procedurës ishte 40 000 - 60 000 LEKE.

Kompanitë që operojnë me produktet ushqimore kërkuan ndihmë pranë “Qendrës së Eksporteve Shqiptare”.

Ata e  quajtën  këtë procedurë abuzive dhe aspak të drejtë pasi vetë  kanë investuar miliona euro për prodhimin dhe transportin sipas kushteve të duhura të produkteve.

Departamenti juridik i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” për zgjidhjen e këtij problemi në periudhën kohore Gusht 2016-Janar 2017 nisi një komunikim intensiv me  Zyrën e Kryeministrit Rama, Ministrinë e Transporteve dhe atë të Ekonomisë.

Kabineti i  Kryeministrit Edi Rama, u shpreh i gatshëm për ti dhënë zgjidhjen e duhur këtij shqetësimi ardhur nga biznesi.

Ministria e Ekonomisë pasi u njoh me këtë shqetësim të paraqitur nga “Qendra e Eksporteve Shqiptare”, u shpreh se: “Kërkesa për certifikatat  ATP për transportin e brendshëm tejkalon kërkesat ligjore”.

Gjithashtu Ministria e Ekonomisë konstatoi se: “Emërimi i një eksperti të vetëm në procesin e kolaudimit, lë hapësirë për abuzim.

Kjo ministri  ia adresoi  çështjen drejtpërdrejt Ministrisë së Transportit për ndjekje të mëtejshme.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës  angazhoi  ZV Ministri Bahri Shaqiri për ndjekjen e këtij shqetësimi të komunitetit të biznesit.

Argumentet e “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” se ky udhëzim dëmton biznesin u pranuan.

Më 17 janar 2017 – përmes URDHËRIT  Nr. 253 Ministri Sokol Dervishaj, urdhëroi shfuqizimin e pikave 1.2b, 8, 17.1 dhe lidhja 2 Udhëzimit Nr. 7 Dt. 15.06.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara, sipas Marrëveshjeve ATP”.

18 Hapat e ndjekur për anulimin e këtij urdhëri sipas Ministrisë së Transporteve

hap.jpg

 hap2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021733999252319
array(1) { ["section"]=> string(96) "qeveria-anulon-koncesionin-per-kolaudimin-e-automjeteve-frigoriferike-18-hapat-qe-u-ndoqen-66203" }