Qeveria dhe opozita ngrenë komisione të veçanta për hetimin e çështjes “CEZ”

Publikuar tek: politike, më 19:26 21-04-2016 Qeveria dhe opozita ngrenë komisione të veçanta për hetimin e çështjes “CEZ”

Është miratuar sot në Kuvend ngritja e dy komisioneve të veçanta hetimore për çështjen “CEZ”.

Partia Socialiste ka kërkuar ngritjen e komisionit për hetim mbi privatizimin e OSHE-së dhe marrëveshjen e shitjes së aksioneve të CEZ dhe kryetar i komisionit është zgjedhur deputeti Taulant Balla. Komisioni hetimor i PS ka këtë objekt:

1.Hetimi dhe verifikimi i zbatimit të  legjislacionit në fuqi dhe mbrojtes së interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, miratuar me ligjin 10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ a.s.-së” si edhe evidentimi i efekteve negative financiare;

2.Hetimi dhe verifikimi i ndjekjes dhe zbatimit nga autoritet publike të detyrimeve të përcaktuara në ligjin  10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ a.s.-së”.

Partia Demokratike do të ngrejë komisionin e saj me kryetar Edmond Spahon që pritet të ketë si objekt hetimin e asaj që e cilëson si afera “Rama-Cez”, ku të paktën 500 milion euro detyrime të CEZ për prishjen e kontratës i janë mohuar arkës së shtetit.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 76 vota projektligjin për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare mes shtetit shqiptar dhe vendeve të tjera.

Projekti i propozuar nga Ministria e Jashtme konsiderohet me rëndësi themelore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala shqiptare, kryesisht nga Ministria e Jashtme, e cila koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e te gjitha ministrive të linjës në proceset e propozimit, negocimit, nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të tilla.

Seanca e sotme miratoi gjithashtu dhe tre pr/rezoluta për veprimtarinë e tre institucioneve gjatë vitit 2015. Me të njejtin rezultat votimi, 75 vota pro dhe 29 vota kundër, u miratua pr/rezoluta për veprimtarinë e Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe ajo për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha kopjon Bashën, publikon ‘sms’-në e ngjashme me atë të 2015-ës
Nishani kundër Berishës: E papranueshme, nuk mund të armatosim shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.076821088790894
array(1) { ["section"]=> string(80) "qeveria-dhe-opozita-ngrene-komisione-te-vecanta-per-hetimin-e-ceshtjes-cez-38296" }