“Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa”, denoncon PD

Publikuar tek: politike, më 14:04 28-08-2015 “Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa”, denoncon PD

Partia Demokratike nëpërmjet Dorian Telitit ka akuzuar qeverinë së ka fshehur të dhënat e korrikut dhe ka mbuluar korrupsionin në financa përmes propagandës.

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht.

Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani”, tha Teliti në deklaratën për media.

“Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.

Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet.

Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh. Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksin”, tha Teliti duke shtuar se PD “ka një plan për shpëtimin e vendit, që konsiston në uljen e taksave, barazinë para ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën e plotë të financave të vendit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ''The Guardian’’ editorial për emigrantët dhe Shqipërinë: “BE mesazh Ballkanit: Dyert e hapura, po bëtë reformat’’
Basha flet për “krizën Rama”, ndërsa lançon “planin e shpëtimit” »
Article Logic
Execution time: 0.016703844070435
array(1) { ["section"]=> string(83) "qeveria-fsheh-te-dhenat-e-korrikut-mbulon-korrupsionin-ne-financa-denoncon-pd-19399" }