Qeveria Gjermane: Pritje ushtarake Merkelit në Tiranë. Por në Serbi takon shoqërinë civile, në Tiranë, jo

Publikuar tek: politike, më 12:43 07-07-2015 Qeveria Gjermane: Pritje ushtarake Merkelit në Tiranë. Por në Serbi takon shoqërinë civile, në Tiranë, jo Edi Rama dhe Kancelarja Merkel ne Gjermani

Qeveria gjermane ka nxjerrë në faqen e vet zyrtare njoftimin për shtyp të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në rajonin e Ballkanit. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë më 8 dhe 9 korrik 2015 në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Temat kryesore të udhëtimit sipas njoftimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe të të tre vendeve me Gjermaninë dhe marrëdhëniet me BE, si dhe çështje ekonomike dhe të energjisë. Më tej do të flitet edhe për kompleksitetin e marrëveshjeve për çështje rajonale të tilla si Konferenca e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet me vendet fqinjë.

Në fazën e parë të udhëtimit të saj, Kancelarja në Tiranë do të pritet me nderime ushtarake nga kryeministri Rama, që do të ndiqet nga një bisedë e përbashkët. Më pas kancelarja do të takohet me presidentin Nishani. Në fund të qëndrimit në Tiranë, kancelarja do të jetë në Parkun e Biznesit së bashku me kryeministrin Rama në seancën e mbylljes së Konferencës Ekonomike gjermano-shqiptare dhe aty do të mbajë një fjalim.

Në mbrëmje Kancelarja do të jetë në Beograd ku sërish do të pritet me nderime ushtarake nga kryeministri Vuçiç. Do të jetë e pasuar me një takim dhe darkë me kryeministrin Vuçiç. Në 9 korrik, kancelarja do të takojë shoqërinë civile në Beograd dhe më vonë do të ketë bisedime me presidentin Nikoliç në rezidencën e tij.

Në stacionin e saj të tretë, Kancelarja do të mirëpritet në Sarajevë nga kryeministri Zvizdic. Më pas me presidetin dhe do të hanë drekë bashkë. Përveç këtyre, kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë ekspozitën e përhershme "Srebrenicës 1995/11/07" dhe do të takohet, ndër të tjera, përfaqësuesit e Nënave të Srebrenicës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzeni-medias “afër qeverisë”: Jo lidhje me Diverolin. Sado ta riciklosh një rrenë s’bëhet e vërtetë
Tahiri: Qytetarët më kanë shkruar për dënimin me vdekje. Propozoj 2 nisma të reja në sistemin e drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.017515182495117
array(1) { ["section"]=> string(107) "qeveria-gjermane-pritje-ushtarake-merkelit-ne-tirane-por-ne-serbi-takon-shoqerine-civile-ne-tirane-jo-15529" }