Qeveria heq të drejtën e rikthimit në punë kur fiton gjyqin, vetëm 1 vit pagë

Publikuar tek: politike, më 20:00 29-10-2015 Qeveria heq të drejtën e rikthimit në punë kur fiton gjyqin, vetëm 1 vit pagë

Qeveria u ka hequr të drejtën punonjësve të administratës publike që të rikthehen në punë në rast se shkarkohen padrejtësisht nga detyra. Në rast se fitojnë të drejtën nga gjykata, ata mund të marrin vetëm me 1 vit pagë.

Të drejtën e rikthimit, sipas ndryshimit të ri të qeverisë në Kodin e Punës, e përfitojnë vetëm gratë që hiqen nga puna kur janë me leje lindjeje, punonjësit që janë pjesë të sindikatave dhe në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Pika e fundit është lënë evazive dhe e interpretueshme.

Në projektligjin e Kodit të Punës Ministria e Mirëqenies Sociale ka këmbëngulur që të heqë nenin që mbron punonjësit e administratës, të cilët s’kanë status nëpunësi civil, duke theksuar se ka qenë një propozim i organizatës "ILO", transmeton "Panorama".

Në administratën publike janë dy lloj punonjësish, ata me status nëpunësi që mbrohen me ligj të veçantë dhe punonjësit pa status që janë me kontratë shërbimi. Pikërisht këta të fundit, në rast se hiqen nga puna padrejtësisht, mund të fitojnë deri në një vit page dëmshpërblim, por nuk mund të rikthehen në vendin e punës. Në nenin 146 të Kodit të Punës në fuqi, thuhet specifikisht se:

“Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka theksuar disa herë se qeveria duhet të lërë në fuqi nenin e Kodit të Punës, që i lë mundësi gjykatës ta rikthejë punonjësin në vendin e punës, nëse është hequr padrejtësisht. Por për zëvendësministren Gentiana Sulaj, rikthimi në punë nuk është zbatuar dhe në të shkuarën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta intervistë për VoA: Vitin e ardhshëm konferenca kundër terrorizmit në Tiranë
Eduard Ndocaj flet për miqësinë me Mimin e Ramën e thotë: Në PS është rikthyer kolera »
Article Logic
Execution time: 0.024543046951294
array(1) { ["section"]=> string(82) "qeveria-heq-te-drejten-e-rikthimit-ne-pune-kur-fiton-gjyqin-vetem-1-vit-page-24262" }