Qeveria jep shpërblim për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Publikuar tek: politike, më 15:15 15-12-2015 Qeveria jep shpërblim për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka vendosur të shpërblejë pensionistët, punonjësit e policisë dhe disa kategori të tjera, jo të administratës, në fund të këtij viti, lajmi është konfirmuar gjatë Komisionit të Ekonomisë nga Erion Braçe, i cili tha se shumë shpejt do të merret vendimi.

Kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi të martën gjatë një komunikimi me mediat, pas miratimit nen për nen dhe në tërësi të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, se shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim, i cili përcakton masën dhe kriteret për dhënien e shpërblimit për pensionistët, policët dhe disa kategori të tjera që nuk janë pjesë e administratës.

Qeveria, sipas tij, ka autorizuar tre ministritë e linjës për krijimin e fondit special për shpërblimet, konkretisht ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Beqaj në spitalin e Shkodrës, pacientja e revoltuar tenton të futet por pengohet nga Garda
Deputeti demokrat fotografon nga televizori deputetin socialist Balla dhe i kthen një përgjigje të hidhur »
Article Logic
Execution time: 0.016960859298706
array(1) { ["section"]=> string(78) "qeveria-jep-shperblim-per-festat-e-fundvitit-ja-kategorite-qe-perfitojne-27828" }