Qeveria mblidhet në Elbasan, Ministrja Gjonaj shpërndan certifikata pronësie në hipotekën e Peqinit

Publikuar tek: politike, më 17:35 14-03-2018 Qeveria mblidhet në Elbasan, Ministrja Gjonaj shpërndan certifikata pronësie në hipotekën e Peqinit Ministrja e Drejtësisë duke shpërndarë certifikata pronësie

Disa qytetarë të cilët kishin aplikuar prej kohësh, por ende nuk e kishin marrë certifikatën e pronësisë për shkak të zvarritjeve të ndryshme, kanë pasur rastin t’i marrin këto certifikata nga dora e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë një inspektimi që ka zhvilluar në Zyrën e Vendore të Regjistrimit të pasurive në Peqin, ministrja Gjonaj është takuar me qytetarë të ndryshëm të cilët i kanë paraqitur asaj vlerësimet për punën e administratës aktuale të kësaj zyre, por edhe problemet e grumbulluara ndër vite, ku në mjaft raste qytetarët janë sorollatur dhe dosjet e tyre janë mbajtur të bllokuara pa asnjë arsye.

Ministrja e Drejtësisë ndërsa i ka siguruar qytetarët se koha e zvarritjeve burokratike për qëllime korruptive ka përfunduar, i ka ftuar ata që të denoncojnë në të gjitha kanalet e komunikimit të qeverisë çdo rast abuzimi që do të vërejnë nga ana e nëpunësve të ZVRPP.

Në takimin me punonjësit e kësaj zyre Ministrja Gjonaj është njohur nga afër me problematikat e punës dhe ka dhënë orientime të qarta për të ulur kohëzgjatjen e trajtimit të dosjeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ajo ka theksuar se duhet rikuperuar koha e humbur dhe duhet bërë më shumë në trajtimin e dosjeve që kanë mbetur të bllokuara për kohë të caktuara.

Më pas ministrja ka përfituar nga rasti për t’u dhënë certifikatat disa qytetarëve, të cilët kishin aplikuar prej kohësh, por praktkat e tyre kishin mbetur pa përgjigje. Ministrja u shpreh e vendosur për të mos toleruar më asnjë shkelje të afateve ligjore nga çdo punonjës i ZVRPP, jo vetëm në Peqin, por në të gjithë vendin.

29177387_10212327584206758_4439117814476832768_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel rizgjidhet Kancelare, vjen reagimi i parë nga Basha (DEKLARATA)
Edi Rama shfaqet në krah të Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës, jep mesazhin optimist (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.02739691734314
array(1) { ["section"]=> string(105) "qeveria-mblidhet-ne-elbasan-ministrja-gjonaj-shperndan-certifikata-pronesie-ne-hipoteken-e-peqinit-113256" }