Qeveria merr vendimin për eksportuesit, rimburson TVSH-në

Publikuar tek: ekonomi, më 13:01 22-06-2016 Qeveria merr vendimin për eksportuesit, rimburson TVSH-në

Sipas vendimit të qeverisë , brenda 30 ditëve do marrin rimburimin e TVSH-së për eksportuesit.

"12.3% e bizneseve përfitonin deri më sot. Rezultojnë 2515 subjekte eksportuese, vetëm 300 përfitonin, sot me 1050 ndërmarrje, ose 40% e totalit të eksportuesve. Pra ka një kërcim shumë serioz të procedurave që është kërkuar në vazhdimësi nga eksportuesit"- tha ministri Ahmetaj. 

Eksportuesit vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, por tashmë me vendimin e qeverisë do të përfitojnë të gjitha bizneset. 

Deklarata e ministrit Arben Ahmetaj:

"Sot në qeveri kaluam një vendim shumë të rëndësishëm që ka lidhje të drejtpërdrejtë me paketën e madhe fiskale lehtësuese të procedurave që qeveria dhe kryeministri Rama ka avancuar në publik dhe në komunitetin e biznesit. Vendimi në fjalë “Për një ndryshim në vendimin nr.953” i 2014-s ka të bëjë për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, pra dispozitat zbatuese. Ka ndryshuar në themel një nga procedurat që deri më sot mund të ketë qënë një procedurë penguese. Deri më sot rimbursim automatik brenda 30 ditëve do të merrte vetëm një biznes, i cili ishte 100% sipërmarrje eksporti. Me ndryshimin që kemi bërë përfitojnë edhe ato biznese që janë 50% sipërmarrje eksporti, duke hequr atë pengesë që ka ekzistuar deri më sot për rimbursimin e TVSH-së në eksport. Më konkretisht, nëse deri më dje vetëm sipërmarrjet 100 % eksportuese përfitonin rimbursim automatik dhe kur ishin nën kontroll tatimor, sot të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50%, e sipër të qarkullimit të tyre total, përfitojnë rimbursim automatik të TVSH- së rimbursueshme pa asnjë pengesë, edhe kur janë nën kontroll tatimor. Pra për ta shpjeguar më thjeshtë për eksportuesit, brenda 30 ditëve do të marrin rimbursimin e Tvsh-së edhe në rastet kur tatimet janë në sipërmarrje për kontroll, qoftë për rimbursimin apo për kontrolle të tjera. Deri më sot, nga rimbursimi automatik në eksport me këtë kusht përftonin vetëm 12.3 % e bizneseve. Dua të ndaj me publikun, që në fund të 2015-s rezultojnë 2515 subjekte eksportues. Deri më dje përfitonin nga rimbursimi automatik pa kushte i Tvsh-s brenda 30 ditëve, vetëm 300 sipërmarrje. Sot, me këtë ndryshim që ka bërë qeveria përfitojnë 1050 ndërmarrje ose 40% e totalit të eksportueseve, pra ka një kërcim shumë serioz në lehtësimin e procedurave dhe të kësaj procedure, e cila është kërkuar në vazhdimësi nga eksportuesit. Kjo është një masë tjetër e drejtpërdrejtë lehtësuese e qeverisë shqiptare për sipërmarrjen dhe eksportuesit në vend. Shkon me frymën e qeverisë dhe kryeministrit për të mbështetur eksportuesit shqiptarë dhe eksportuesit e mallrave shqiptare. Gjej rastin të ndaj me ju, që në datën 20 qershor është përmbyllur procesi i gjerë i konsultimit me sipërmarrjen dhe partnerët tanë në vend, mbi draftin e thjeshtësimit të procedurave tatimore dhe doganore në favor të sipërmarrjes. Jam shumë i kënaqur që në mëse dy muaj mblodhëm mbi 400 propozime dhe sugjerime të sipërmarrjes, të cilat prekin drejtpërsëdrejti mbi 50 procedura. Shumë shpejt drafti final do të jete gati për t’u dorëzuar në qeveri dhe me këtë hap, realisht hapim një kapitull të ri të klimës së përmirësuar të biznesit. Ekonomia shqiptare më në fund po kalon në fazën e dytë të zhvillimit të saj. Kemi lënë krizën mbrapa, jemi futur në një trend shumë të konsoliduar të rritjes ekonomike, kemi mbyllur dhe pastruar të gjitha ato gropa që gjetëm nga qeveria e vjetër dhe e gjithë kjo paketë, e të gjitha këto thjeshtime procedurash tregojnë më së miri se ekonomia shqiptare ka hyrë tani në një cikël, shpresojmë të gjatë, rritje të qëndrueshme ekonomike".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072758197784424
array(1) { ["section"]=> string(62) "qeveria-merr-vendimin-per-eksportuesit-rimburson-tvsh-ne-44260" }