Qeveria minimizon blerjet online, kufizohen konsumatorët

Publikuar tek: ekonomi, më 15:40 28-07-2016 Qeveria minimizon blerjet online, kufizohen konsumatorët

Qeveria miratoi vendimin për uljen e kufirit të blerjeve online në 22 euro nga 150 euro që është aktualisht.

Ky nivel zbritje taksimi, përllogatitet 7 herë më i vogël. Në këtë mënyrë për çdo blerje mbi këtë kufi, qytetarët tani do duhet të paguajnë minimalisht një taksë sa 22.4 për qind e vlerës së mallit, si tatim mbi vlerën e shtuar dhe taksë doganore.

Por veç blerjeve, vendimi takson edhe dhuratat që qytetarët marrin nga jashtë, nëse ato kalojnë vlerën 45 euro.

Edhe për dhuratat do të zbatohet e njëjta taksë ashtu si për blerjet online, pra minimalisht 22.4 % mbi vlerën e mallit. Sipas qeverisë, ky vendim merret për të mbrojtur tregtaret formal nga konkurrenca e pandershme. 

Ndërkohe që sipas punonjësve të postave, mbi 75% e pakove kanë vlerë rreth 1000 euro. Në këtë mënyrë me hyrjen në fuqi të ligjit, qytetarët do të detyrohen të paguajnë dhe dhe 22.4% më shumë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029807090759277
array(1) { ["section"]=> string(61) "qeveria-minimizon-blerjet-online-kufizohen-konsumatoret-47997" }