Qeveria miraton lejen, i dhuron Shkodrës restaurimin e "Kafes së madhe"

Publikuar tek: kulture-art, më 21:48 19-01-2018 Qeveria miraton lejen, i dhuron Shkodrës restaurimin e

Qeveria shqiptare dhe Bashkia Shkodër kanë miratuar lejen për rkonstruksionin e “Kafes së madhe” në qytetin e Shkodrës.

Rikostruksioni i kësaj godine autentike ka filluar më datë 16 janar të këtij viti.

Kafja e madhe është një ndër krenaritë e qyetit të Shkodrës, kjo për shkak të autenticitetit dhe vlerave që ky objekt ka. E ndërtuar rreth vitit 1920 sipas stilit austro-hungarez , “Kafja e madhe” u bë një ndër simbolet e qytetit dhe një dhuratë e vyer që artisti Kolë Idromeno i la vendlindjes.

Ajo është vlërësuar si monument arkitekturor, ndërkohë që prej shumë vitesh ishte kthyer në një gërmadhë.

 Gjatë restaurimit do të ruhet modeli dhe vlerat autentike të së kaluarës, duke i ndërthurur këto edhe me elemente të tjera të cilat i përkasin së tashmes.

 Tashmë qytetarëve të Shkodrës do t’u rikthehet një pjesë e nostalgjisë për qytetin e e tyre të dashur. Ndërsa për turistët të cilët do ta zgjedhin këtë të fundit si destinacionin, ky objekt do të jetë një pikë më tepër në hartën e vendeve për tu vizituar.

KAFE1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maks Velo tregon Spaçin e vërtetë: Me burgun kane mashtruar
»
Article Logic
Execution time: 0.022716045379639
array(1) { ["section"]=> string(75) "qeveria-miraton-lejen-i-dhuron-shkodres-restaurimin-e-kafes-se-madhe-107215" }