Qeveria miraton projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit: Në varësi të Policisë së Shtetit

Publikuar tek: politike, më 12:29 10-02-2016 Qeveria miraton projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit: Në varësi të Policisë së Shtetit

Qeveria ka miratuar sot projekt-ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, një nga institucionet më të rëndësishme anti-korrupsion që do të themelohet pas Reformës në Drejtësi.

Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit ndërsa më pas do kalojë në varës të njësisë anti-korrupsion. Një numër ekspertësh amerikanë pritet të ofrojnë eksperiencën e tyre për themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Projekti i hartuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë ka parashikuar situatën që lidhet me reformën në Drejtësi, në mënyrë që Byroja e hetimit të nis funksionimin sa më shpejt. Projektligji parashikon që deri në miratimin e Reformës dhe ngritjen e institucioneve të parashikuara prej saj, Byroja të jetë fillimisht pjesë e strukturave policore dhe pas kalimit të reformës në drejtësi të përfshihet në strukturën e njësisë së posacme anti korrupsion.

bbbbbbhbhbhbhbhbhbhb1111.jpg

bbbbbbhbhbhbhbhbhbhb22222.jpg

bbbbbbhbhbhbhbhbhbhb333.jpg

bbbbbbhbhbhbhbhbhbhb444.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "21 Janari", flet kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori: Do trajtohet shumë shpejt
Veliaj: Taksa e pronës të kalojë në kontroll të pushtetit lokal »
Article Logic
Execution time: 0.020040035247803
array(1) { ["section"]=> string(67) "qeveria-miraton-projektligjin-per-byrone-kombetare-te-hetimit-32213" }