Qeveria mohon marrjen e 75 mijë sirianëve në vend, zbardhet debati i ministrit të jashtëm me gazetarin e CNN

Publikuar tek: politike, më 10:07 20-09-2015 Qeveria mohon marrjen e 75 mijë sirianëve në vend, zbardhet debati i ministrit të jashtëm me gazetarin e CNN Debati i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me gazetarin e CNN, Kevin Wang

Qeveria shqiptare mohon të marrë 75 mijë refugjatë sirianë, një lajm i shpërndarë në të gjithë median ndërkombëtare dhe vendase ditën e djeshme.

Eshtë ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ka gjetur të kthejë publikisht përgjigje për gazetarin e CNN Kevin Wang, i cili e ka pyetur ministrin për raportimin në median ndërkombëtare për marrjen nga Shqipëria të 75 mijë refugjatëve sirianë.

“Përshëndetje zoti Ministër, jam Kevin Wang nga CNN. A mund të më thoni nëse do të marrë Shqipëria 75 mijë refugjatë sirianë” e pyet gazetari.

Përgjigja e kryediplomatit shqiptar, nisur edhe nga përhapja e shpejtë e lajmit, ka qenë e shpejtë dhe direkte. “Nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë diskutim për këtë çështje”.

Pra, vazhdon e pyet gazetari i CNN, raportimet për këtë lajm janë false? “Po, i përgjigjet ministri, raportimi është fals”.

Debati nisi pas një interviste te kryeministrit Edi Rama në Itali, ku deklaroi se në vitin 1999 Shqipëria priti mbi 500 mijë refugjatë të Kosovës në Shqipëri dhe e konsideronte të pabesueshme se Evropa mund të ngrinte mure për mospritjen e refugjatëve. Nuk dihet se nga cili drejtim erdhi raportimi për marrjen e refugjatëve sirianë në vend, por ajo që është e sigurt nga raportet e ministrisë së Brendshme gjermane, është fakti se shqiptarët janë qytetarët e dytë pas sirianëve, që kërkojnë azil në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Azilkërkuesit, Basha: Eurostat publikon "bëmat" e qeverisë Rama për tremujorin e dytë
Paloka: Tahiri punon në të zezë, nuk deklaroi makinën e shitur, pastaj gënjeu »
Article Logic
Execution time: 0.027946949005127
array(1) { ["section"]=> string(113) "qeveria-mohon-marrjen-e-75-mije-sirianeve-ne-vend-zbardhet-debati-i-ministrit-te-jashtem-me-gazetarin-e-cnn-21232" }