Qeveria mund të bashkojë Tatimet dhe Doganat

Publikuar tek: politike, më 22:14 24-01-2016 Qeveria mund të bashkojë Tatimet dhe Doganat

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar përvojën e tri vendeve - Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë, transmeton “Ora News”.

Të njëjtat burime shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efekasitetit të punës së organeve fiskale dhe lehtësimi i burokracive për biznesin, të cilët do të trokisnin në një derë të vetme.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Gjithashtu, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore, pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkonte ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave.

Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër, mund të krijojë probleme. Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim që do të sillte bashkimi i dy administratave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Reforma në Drejtësi jo për kartë elektorale. Flet për ishullin me gjarprinj, propozon dhe ndryshime për zgjedhjet
Sali Berisha akuza të reja gazetarit Elvin Luku: ‘’Çuni i Lelës dhe burri i prokurores së Zagamit’’. Luku i kthen një përgjigje »
Article Logic
Execution time: 0.030102014541626
array(1) { ["section"]=> string(50) "qeveria-mund-te-bashkoje-tatimet-dhe-doganat-30840" }