Qeveria përgatit largimin e OSBE nga Shqipëria, shkak “raporti konfidencial” që njolloste politikën

Publikuar tek: politike, më 11:58 19-09-2015 Qeveria përgatit largimin e OSBE nga Shqipëria, shkak “raporti konfidencial” që njolloste politikën Faqa e pare e gazetes SOT ku publikohet letra e Ministrise se Puneve te Jashtme

Shqipëria po përgatit të kërkojë mbylljen e misionit të OSBE-së në vendin tonë. Një letër e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, u kërkon të gjithë kolegëve në çdo institucion të shtetit, dërgimin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të të gjithë projekteve që institucionet kanë me OSBE-në në proces. 

Qeveria shqiptare argumenton se vendi është anëtar i NATO dhe ka marrë statusin e vendit kandidat në BE, që do të thotë se ka kapacitetet e nevojshme  për të punuar vetë me projektet.

Sugjerimi për gjithë institucionet është se nëse ka projekte me OSBE-në, do të duhet të shikohet për partnerë apo donator të tjerë ndërkombëtarë, dhe nëse ka domosdoshmëri për ato projekte ku OSBE është përfshirë, do të ishte mirë që të jenë afatshkurtra.

Duket se gjithë kjo procedurë u përshpejtua pas një “raporti konfidencial” të hartuar nga zyrat e OSBE, ku ka pasur një lumë thashethemesh mbi të gjithë politikanët shqiptarë. Raporti që u publikua në media, shkaktoi një “revoltë” të përgjithshme majtas e djathtas. Ndërkohë, qeveria deri në datën 23 shtator, pret nga gjithë institucionet që të raportojnë për punën e OSBE në Shqipëri.

Ja letra e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme botuar nga gazeta “SOT”:

Të nderuar kolegë

Zhvillimet positive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet tona me OSBE-në.

Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE-së por kontribuon në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit të Organizatës në arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Parë në këtë këndvështrim, zhvillimet në SHqipëri do të justifikonin ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE-së në vendin tonë dhe tkurrjen e saj në disa fusha përparësore.

Ministria e Punëve të jashtme e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës së OSBE-së në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend.

Për këto arsye, jeni të lutur të na informoni:

Projektet që institucionet tuaja kanë në proces (të shtrira në periudhë kohore) me OSBE-në, kostot e tyre dhe nëse ka edhe institucione të tjera kontributore financiare.

Mbi idetë që keni për realizimin e ndonjë projekti të domosdoshëm me OSBE-në për periudhën në vijim, të cilat mundësisht të mos jenë në vlera të mëdha dhe të jenë afatshurtra duke gjykuar edhe për mundësitë e mbështetjes së këtyre projekteve nga institucione apo organizata e donator të tjerë ndërkombëtare.

Lutemi informacioni të dërgohet pranë MPJ-së brenda datës  23 shtator 2015 në rrugë zyrtare si dhe në adresën elektronike [email protected]

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

Sekretari i përgjithshëm

Qirjako Qirko

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti konfidencial i OSBE, Bushati largon nga misioni ambasadorin Spiro Koçi
“Edi Rama i arrestoi të vëllain për të shpëtuar pronarin e vërtetë të drogës”, Berisha akuza kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.02006196975708
array(1) { ["section"]=> string(102) "qeveria-pergatit-largimin-e-osbe-nga-shqiperia-shkak-raporti-konfidencial-qe-njolloste-politiken-21171" }