Qeveria plan sekret, do rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të arrestuar

Publikuar tek: politike, më 08:52 18-02-2016 Qeveria plan sekret, do rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të arrestuar

Qeveria shqiptare ka një plan sekret lidhur me arrestimin e zyrtarëve gjatë këtij viti. Sipas llogaritjeve do të rritet me 5% numri i arrestimeve të të korruptuarëve.

Ky parashikim është raportuar në një dokument, të dhëna që janë vendosur si prioritet për integrimin në Bashkimin Europian. Këto vepra penale do të referohen në Prokurori për përfshirjen në korrupsion të zyrtarëve.

‘’Rritja e numrit të referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë në të gjitha nivelet me 5%. Përpunimi i të dhënave statistikore dhe hartimi i raporteve të krahasuara me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Rritja me 7 specialistë e numrit të personelit të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5%’’, thuhet në parashikimin e qeverisë, raporton ‘’Panorama’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mark Marku përplaset me Sali Berishën, Ish-kryeministri: Mark, gjërat ishin ndryshe…
Nishani nuk dekreton ministrat e rinj, Meta e komenton si “çështje procedurash” »
Article Logic
Execution time: 0.025492191314697
array(1) { ["section"]=> string(71) "qeveria-plan-sekret-do-rrise-me-5-numrin-e-zyrtareve-te-arrestuar-32884" }