Qeveria presion Klubeve të FUTBOLLIT, u çon tatimet për kontroll, ekzekutivi ndërhyn në garën DUKA-FINO (LISTA E KLUBEVE QE KONTROLLOHEN)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 11-01-2018 Qeveria presion Klubeve të FUTBOLLIT, u çon tatimet për kontroll, ekzekutivi ndërhyn në garën DUKA-FINO (LISTA E KLUBEVE QE KONTROLLOHEN)

Qeveria fillon luftën për të marrë nën kontroll Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas shpalljes zyrtarisht të dy kandidatëve, Armando Duka që aktualisht mban postin e kreut të FSHF-së, dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste që pritet të shpallë sot kandidaturën, aksioni politik për të marrë kontrollin mbi futbollin po thellohet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm.

Në urdhërin e kontrollit, sipas dokumentit të siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al dhe newsport.al, specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF.

Duket qartazi se një kontroll i tillë, mund të ishte bërë shumë kohë më parë, për të mos ndikuar në garën e nisur tashmë për të marrë qeverisjen e futbollit për katër vitet e ardhshme.

Në listë përfshihen klubet:

KF Burreli sh.p.k

Klubi I Futbollit “Teuta”

Futboll Club “Besa”

Klubi I Futbollit Luz I Vogël 2008

Minifutboll FS Teuta

Klubi I Futbollit “Turbina”

Klub Futbolli “Shkumbini”

Shoqata e Futbollit “Pepa”

Klubi I Futbollit “Sopoti” sh.a

KF “Apollonia” sh.a.

Klubi I Futbollit “Albpetrol”

Klub Futbolli “Luftëtari”

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

Futboll Klub “Tepelena”

KF Luftëtari

Klubi I futbollit “Skënderbeu”

Klubi I Futbollit “Besëlidhja”

Klubi I futbollit “Adriatiku” Mamurras

Klubi I Futbollit “Laçi”

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”

Klubi I futbollit “Butrinti”

K.F Delvina

Klubi I Futbollit “Vllaznia”

Partizani sh.a

Më shumë në këtë kategori: « Aksident fatal në Itali, humb jetën 35-vjeçarja shqiptare, plagoset i shoqi shef policie (EMRAT-FOTO)
E përjashtuan nga policia pas incidentit të rëndë, nipi i Sali Berishës dërgon çështjen në gjykatë »
Article Logic
Execution time: 0.015367031097412
array(1) { ["section"]=> string(140) "qeveria-presion-klubeve-te-futbollit-u-con-tatimet-per-kontroll-ekzekutivi-nderhyn-ne-garen-duka-fino-lista-e-klubeve-qe-kontrollohen-106187" }