Qeveria pro Gjermane? Ja për kë bëjnë tifo ministrat…A kualifikohet Shqipëria? Surprizon Blendi Klosi

Publikuar tek: sport, më 10:31 14-06-2016 Qeveria pro Gjermane? Ja për kë bëjnë tifo ministrat…A kualifikohet Shqipëria? Surprizon Blendi Klosi

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka një tjetër skuadër veç Shqipërisë. “Jam i sigurt se do të surprizojmë. Do ta kalojmë patjetër këtë fazë të parë. Pas Shqipërisë, bëj tifozllik për Gjermaninë” thotë zv.kryeministri për newsport.al, i ndikuar nga bashkëpunime të hershme me Gjermaninë, dhe ndoshta edhe nga goli i realizuar nga Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që shënoi në këtë Euro2016.

Ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri mendon vetëm për Shqipërinë. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, gjithçka duhet të shprehet me dinjitet dhe me entuziazëm. “Shpresojmë të luajmë me shumë dinjitet dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Nëse fati do të na buzëqeshë pak, patjetër do të kemi rezultat. Eshtë hera e parë që bëjmë tifo për skuadrën tonë në Evropian. Ndaj as dua të mendoj për ndonjë skuadër tjetër pas Shqipërisë. I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë histori dhe besoj se do t’ia dalim” thotë ekskluzivisht për newsport.al, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Por duket se ka edhe një tjetër të preferuar veç Shqipërisë përderisa e përmend në prononcimin për newsport.al. “Për fat, nuk kemi as Gjermaninë në grup tani…”, duke lënë të kuptohet se ndryshe do të bënte tifo për Gjermaninë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli,  gjendet në Bruksel, në ministerialin e NATO-s. Në fakt, edhe për pozicionin që ka si ministre e mbrojtjes, e sheh të vështirë grupin A, ku debuton Shqipëria. “Do të ishte bukur ta kalonim këtë fazë, por e kemi grupin më të vështirë se ç’duket. Madje, rumunët më duken edhe më të vështirë se francezët. Kaq mund të them tani për tani” thotë ministrja për newsport.al, e cila nuk jep një preferencë tjetër nga analiza disi e detajuar e këtij grupi të Shqipërisë.

Ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi, surprizon. Ministri i Punës bën tifo për shqiptarët. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të Zvicrës. Që do të thotë, se nëse Shqipëria nuk e kalon këtë fazë të parë, gjithë vëmendja dhe tifozlliku i tij shkon për Zvicrën, aty ku luan Xherdani, Graniti e Valoni. “Kam shumë besim se Shqipëria do ta kalojë këtë fazë të parë. Por, nëse nuk e kalon, unë bëj tifo për Zvicrën. Madje, për gjithë shqiptarët e Zvicrës” tha për newsport.al ministri i cili do të ndikojë sadopak në klimën negative që u krijua sidomos në rrjetet sociale për shqiptarët që zgjodhën Zvicrën në vend të Shqipërisë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, bën tifo për ata të incidenteve. Ndërkohë që është krejt ndryshe opinioni i ministrit të shëndetësisë, i cili, gjen kohë sadopak për të ndjekur Euro2016. Në një prononcim ekskluziv për newsport.al, ministri i Shëndetësisë e ka të vështirë të pranojë se Shqipëria e kalon këtë fazë të parë. “Nuk besoj se e kalon Shqipëria turin e parë. Eshtë shumë e vështirë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë bëj tifo vetëm për Anglinë” thotë për newsport.al ministri Beqja. Ekipi i Anglisë, e ka nisur me paralajmërime këtë Euro2016. Shkak, janë përplasjet e dhunshme të tifozëve anglezë me ata rusë, që kanë detyruar UEFA-n të bëjë paralajmërimin e saj të parë për përjashtim të këtyre dy ekipeve.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, jo shumë pesimist. Ministri i Mjedisit po ashtu e sheh ftohtë këtë Euro2016. Dhe siç pranon për newsport.al, ai bën tifo për kombëtaren e Gjermanisë, pas asaj të Shqipërisë. “Parashikimi im për këtë tur të parë? Mendoj se barazojmë me Francën dhe Rumaninë. E pas ekipit tonë, bëj tifo për Gjermaninë” thotë Koka për newsport.al. Në fakt, dy barazimet që parashikon ministri Koka nuk e ndihmojnë Shqipërinë për t’u kualifikuar./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta jep versionin e tij për Euro2016 dhe nuk do ta besoni se për kë bën tifo kryeparlamentari
Tifozet seksi të Euro 2016, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.024614095687866
array(1) { ["section"]=> string(105) "qeveria-pro-gjermane-ja-per-ke-bejne-tifo-ministrat-a-kualifikohet-shqiperia-surprizon-blendi-klosi-43451" }