Qeveria reflekton, i jep shpërblim Luiza Gegës dhe trajnerit të saj

Publikuar tek: sport, më 08:03 13-07-2016 Qeveria reflekton, i jep shpërblim Luiza Gegës dhe trajnerit të saj

Luiza Gega u shpall nënkampione Europe në atletikë në baterinë 3 mijë metra. 27-vjeçares shqiptare nuk iu dha rëndësia e duhur për këtë arritje madhore të saj nga shteti.

Ajo nuk kishte ku të stërvitej, por me shumë mund arriti t'ia dilte duke bërë krenarë çdo shqiptar. Ditën e djeshme qeveria ka akorduar një fond prej 2 milion lekësh për nënkampionen dhe 600 mijë lekë për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi.

Qeveria shqiptare ishte në qendër të kritikave këto ditë, pasi ajo i bëri një pritje madhështore skuadrës përfaqësuese të futbollit, ndërsa për Luiza Gegën nuk u tha asnjë fjalë. Si duket kjo ka bërë që për Gegën të miratohet një fond i veçantë në formë shpërblimi për arritjen e madhe të saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dëgjojmë vetëm zërin por shikoni se çfarë bën me figurë Shakohoxha gjatë komentit (VIDEO)
Email-i i Armando Dukës rrjedh në media, i quan tifozët legena »
Article Logic
Execution time: 0.023770093917847
array(1) { ["section"]=> string(72) "qeveria-reflekton-i-jep-shperblim-luiza-geges-dhe-trajnerit-te-saj-46411" }