Qeveria “rrëzon” avokatët, do paguajnë TVSH nga zero nga 1 prilli, bashkë me 17 kategori të profesioneve të lira

Publikuar tek: ekonomi, më 10:44 13-02-2018 Qeveria “rrëzon” avokatët, do paguajnë TVSH nga zero nga 1 prilli, bashkë me 17 kategori të profesioneve të lira

Ka zgjatur vetëm pak muaj fitorja e avokatëve ndaj qeverisë në Gjykatën e Lartë për të mos paguar TVSH nga zero.

Përmes disa ndryshimeve ligjore, qeveria i ka zënë ata tashmë “shah-mat” dhe nga 1 prilli  ata do të duhet të paguajnë TVSH nga zero, së bashku me kategoritë e tjera të profesioneve të lira.

Burime pranë Ministrisë së Financave thanë se pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar tashmë po diskutohen edhe aktet nënligjore plotësuese për mënyrën sesi do të zbatohet. Kjo i mbyll rrugën përfundimisht edhe kategorive të tjera të profesioneve të lira që të ankohen në Gjykatë dhe të kërkojnë që kufiri i tyre i TVSH të jetë jo zero, por njësoj si për bizneset e tjera  ( aktualisht 5 mln lekë dhe nga 1 prilli 2 mln lekë).

Në riformulimin që po i bëhet dispozitave zbatuese të ligjit të TVSH-së dhe që hyn në fuqi në 1 prill, përcaktohet se Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero.

TVSH-ja tek profesionet e lira është shoqëruar vazhdimisht me konfuzion për shkak se një prej 17 grupeve, konkretisht avokatët ja dolën që të rrëzonin në Gjykatën e Lartë vendimin e qeverisë që i fuste në skemë nga qarkullimi zero. Bëhet fjalë për vendimin e datës 29 dhjetor 2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’” të ndryshuar. Në këtë vendim , në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktoheshin në pikën 2 të nenit. Pikërisht kjo pikë përcaktonte një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.

Në fund të 2017, në vendimin 953, qeveria e uli kufirin minimal për regjistrimin në TVSH nga 5 në 2 milionë lekë, duke filluar nga 1 prilli, ndërkohë që nga lista e profesioneve të lira që deklarojnë nga zero përjashtohet grupi i atyre që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Kjo kategori tashmë do të trajtohet në mënyrë të diferencuar, ndërkohë që profesionet e lira të tjera do të vazhdojnë të jenë pjesë e TVSH-së nga zero.

Kjo do të thotë që deri më 1 prill 2018  avokatët janë të përjashtuar nga detyrimi për të qenë në TVSH nga qarkullimi zero. Pas kësaj date ata do të trajtohen njëlloj si gjithë profesionet e tjera të lira duke deklaruar nga qarkullimi zero. Ky vendim është një “suprizë” për avokatet, të cilët prisnin që nga prilli të paguanin TVSH kur kishin xhiro mbi 2 milionë lekë.

Qeveria ka ezauruar edhe mundësinë që profesionet e lira të çojnë sërish ligjin në Gjykatën e Lartë duke korrigjuar gabimin e bërë më herët që u dha fitoren avokatëve. Në vendimin e Gjykatës thuhej se Këshilli i Ministrave nuk ka tagrin ligjor për të të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Në ndryshimet që u miratuan në fund të vitit 2017 në ligjin  “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” pika 2 e nenit 117, , u riformulua duke i lënë atributet e përcaktimit të kategorive dhe kufirit Këshillit të Ministrave.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj. Kufiri minimal per TVSH-ne është  2 milionë lekë por nuk vlen për këto profesione që janë automatikisht të përjashtuar me pikë të veçantë.monitor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHMANGNI PENALITETET, Drejtoria e Tatimeve: Sot afati i fundit për deklarimin e...
Firma me xhiro “zero” po ndërtojnë pallate milionëshe në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025546073913574
array(1) { ["section"]=> string(115) "qeveria-rrezon-avokatet-do-paguajne-tvsh-nga-zero-nga-1-prilli-bashke-me-17-kategori-te-profesioneve-te-lira-110084" }