Qeveria shpërblen Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, fiton medalje në Rusi

Publikuar tek: sport, më 16:50 25-04-2016 Qeveria shpërblen Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, fiton medalje në Rusi

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dhanë Shpërblimet Shtetërore për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që u mbajt në Rusi, për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.

Kryeministri Mustafa i pranishëm në këtë takim, ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta. Më tej kryeministri Mustafa u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të madhe ekipit të xhudosë së Kosovës për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, dhe sporteve të Kosovës, duke shtuar se kjo është një mënyrë shumë e mirë e përfaqësimit të vlerave të Kosovës.

Shpërblimet Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulmore, jepen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare, dhe sipas kësaj rregullore, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë eurosh ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus shpallet kampion i Serie A për të pestën herë radhazi
Skënderbeu i frikësuar? Ankohet për kushtet e “Selman Stërmasit” »
Article Logic
Execution time: 0.020073890686035
array(1) { ["section"]=> string(82) "qeveria-shperblen-majlinda-kelmendin-dhe-nora-gjakoven-fiton-medalje-ne-rusi-38649" }