Qeveria shqiptare- BE-së: 1200 zyrtarë të raportuar për korrupsion në një vit

Publikuar tek: politike, më 10:37 05-04-2016 Qeveria shqiptare- BE-së: 1200 zyrtarë të raportuar për korrupsion në një vit

Qeveria shqiptare formulon raportin se si ka ecur me 5 prioritetet që Bashkimi Europian i ka vënë Shqipërisë. Newsbomb.al publikon sot faqet e tij më të rëndësishme: mbi korrupsionin dhe përdorimin e fondeve.

“Portali ka mbledhur 12,239 raporte për periudhën shkurt 2015 – shkurt 2016, ku më shumë se 1188 ishin raste korruptive. Janë dërguar në Prokurori 79 raste denoncimi dhe për 97 raste korrupsioni janë marrë masa disiplinore.’’, raporton qeveria shqiptare.

Raporti mbi KORRUPSIONIN

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit 2015 – 2020 dhe Plani përkatës i Veprimit 2015 – 2017, si edhe ngritja e rrjetit të koordinatorëve dhe pikave të kontaktit  ka bërë që lufta kundër korrupsionit të kanalizohet në forcimin e institucioneve të pavarura që  luftojnë korrupsionin, në zbatimin e kornizës legjislative dhe në forcimin e bashkëpunimit  ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit.

Mekanizmat e monitorimit për zbatimin e Planit të Veprimit kundër korrupsionit parashikojnë që  Koodinatori Kombëtar kundër Korrupsionit (KKKK) të monitorojë zbatimin e këtij Plani në bazë  tremujore dhe vjetore. Faza e parë e monitorimit të Planit të Veprimit për periudhën mars 2015 - dhjetor 2015 ka përfunduar dhe raporti vjetor do të dalë brenda tremujorit të parë të vitit 2016 ku  do të matet progresi i arritur nga institucionet, si edhe do të identifikohen problematikat. KKKK  po asistohet nga ekspertët e Delegacionit Evropian në Tiranë. Koordinatori Kombëtar është  gjithashtu edhe lideri i Grupit Tematik kundër Korrupsionit në kuadër të reformës në  administratën publike. Ky grup ofron një platformë të integruar supervizimi dhe koordinimi të  proceseve strategjike për zbatimin e Planit të Veprimit kundër korrupsionit.

Në vijim të rekomandimeve të Raportit për Shqipërinë 2015 për zhvillimin e një historiku  hetimesh, ndjekjesh dhe dënimesh për zyrtarët e lartë, është ngritur Sistemi Elektronik i  Regjistrimit dhe Gjurmimit të të Dhënave mbi rastet e korrupsionit dhe statistikave të  harmonizuara. Ky sistem, i cili u bë aktiv më 1 janar 2016, ka filluar të popullohet me të dhëna  nga institucionet në nivel qendror dhe lokal.

Sistemi do të mbledhë të dhëna mbi rastet e  korrupsionit në tri faza:

 Të dhëna nga referimet e autoriteteve publike në prokurori;

 Të dhëna për hetimet kriminale të Prokurorisë;

 Veprimet procedurale të ndërmarra nga gjykatat deri tek vendimi final i Gjykatës së Apelit.

Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ILDKPKI-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme (PP) për përdorimin e sistemit të statistikave të harmonizuara nga PP dhe të gjitha prokuroritë në  vend, si dhe janë përfshirë edhe gjykatat për të hedhur në këtë sistem të dhënat e kërkuara.

Në shkurt të vitit 2015, qeveria filloi një fushatë mbarëkombëtare për të adresuar rastet e  korrupsionit. Një nga komponentët e kësaj fushate është edhe lançimi i portalit unik për denoncimet e rasteve të tilla. Kjo solli që të gjitha portalet e denoncimit të institucioneve të ndryshme u mblodhën në një të vetëm www.stopkorrupsionit.al.

Portali ka mbledhur 12,239 raporte për periudhën shkurt 2015 – shkurt 2016, ku më shumë se 1188 ishin raste korruptive. Janë dërguar në Prokurori 79 raste denoncimi dhe për 97 raste korrupsioni janë marrë masa disiplinore.

Raporti mbi FONDET

Programimi për paketën e fondeve IPA për vitin 2014 ka përfunduar në muajin korrik 2014 dhe  marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Koordinatori Kombëtar i IPA (KKIPA) në datën 12  dhjetor 2015, duke i hapur rrugën kështu hapave të mëtejshëm për zbatimin e dokumenteve të veprimit, pjesë e kësaj paketë financiare.

Nëpërmjet këtij programi janë financuar 6 veprime, si më poshtë vijon:

 Veprimi 1 - Kontrata për reformën e sektorit për menaxhimin e financave publike – Do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme dhe në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe

fiskal – Me një kosto indikative prej 42 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro si mbështetje buxhetore dhe 2 milionë euro si asistencë teknike.

 Veprimi 2 - Komponenti për përgatitjen e projektit të fondit të BE-së për integrimin -

Synon të rritë pjekurinë e propozimeve për veprim që do të prezantohen nga ana e  qeverisë për fondet e ardhshme të BE-së – Me një kosto indikative prej 3.4 milionë euro.

 Veprimi 3 - Fondi i BE-së për integrimin, i cili ka për qëllim të përgatitë administratën  shqiptare për negociatat e ardhshme për anëtarësim dhe të mbështetë përkthimin efektiv dhe  zbatimin e acquis të BE-së – Me një kosto indikative prej 10.3 milionë euro.

 Veprimi 4 - Mbështetje në reformën e administratës publike. Mbështetja e planifikuar do  të sigurojë zbatimin e plotë të reformës në shërbimin civil dhe do të rritë mbikëqyrjen e administratës publike nga institucione të treta - Me një kosto indikative prej 6 milionë euro.

 Veprimi 5 - Mbështetje për pjesëmarrjen në programet e Bashkimit. Veprimi do të  lehtësojë pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në programet e Bashkimit - Me një kosto  indikative prej 1 milion euro.

 Veprimi 6 - Fuqizimi ekonomik dhe social i komuniteteve rome dhe egjiptiane. Ky veprim do të nxitë fuqizimin ekonomik dhe social të komuniteteve rome dhe egjiptiane (R dhe E), duke rritur mundësitë për punësim dhe formim profesional, përmirësimin e  qasjes në shërbimet sociale bazë etj. Me një kosto indikative prej 4 milionë euro.

Programimi i fondeve IPA 2015

Gjatë muajit dhjetor 2014 ka filluar procesi i përzgjedhjes së sektorëve të mundshëm për t’u  mbështetur nga fondet e programit IPA 2015, në konsultim me Komisionin Evropian dhe shërbimet e DBE-së përmes mbështetjes buxhetore sektoriale (SBS). Mbështetja buxhetore sektoriale është një metodë e re e mënyrës së dhënies së fondeve në kuadër të IPA II. Ajo përfshin dialogun, transfertat financiare në llogarinë e Thesarit Kombëtar të vendit përfitues, vlerësimit të performancës dhe kapaciteteve, bazuar tek partneriteti dhe llogaridhënia e ndërsjellë. Për përfitim nga modaliteti i ri i mbështetjes buxhetore, qeveria e Shqipërisë duhet të plotësojë 4 kritere kryesore:

 Stabilitetin makroekonomik;

 Finalizimin e Stategjisë për Menaxhimin e Financave Publike;

 Transparencën buxhetore;

 Miratimin dhe zbatimin e strategjive sektoriale.

Janë përzgjedhur dy sektorë, të gatshëm për të marrë këtë mbështetje buxhetore: reforma në administratën publike (30 milionë euro) dhe sektori i punësimit (32 milionë euro). Në janar 2015 janë hartuar dhe dërguar pranë KE-së dokumentet e planifikimit sektorial përkatëse dhe është vijuar me hartimin e dokumenteve të veprimit. Për më tepër, në kuadër të IPA 2016 janë në shqyrtim të financohen përmes SBS sektorët e drejtësisë, transportit dhe ujit.

Gjatë periudhës maj–nëntor 2015, strukturat shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me DBE dhe  MIE, hartuan dhe dërguan pranë KE-së dokumentet e veprimit për mbështetjen buxhetore  sektoriale për dy sektorët e lartpërmendur, si dhe ato të projekteve të veçanta që do të mbështeten  nga fondet IPA 2015, si vijon;

 PAMECA V – me kosto indikative 13 milionë euro;

 EU Integration Facility – me kosto indikative 13.9 milionë euro;

 Mbështetje për institucionet shqiptare për të marrë pjesë në programet e Bashkimit

Në 8 dhjetor 2015 Komisioni Evropian ka marrë vendimin për zbatimin e fondeve IPA 2015 për  Shqipërinë, me një kosto prej rreth 90 milionë euro dhe pritet dërgimi i marrëveshjes financiare  për nënshkrim dhe zbatim nga vendi ynë.  Evropian – me kosto indikative 1 milion euro.

Programimi i fondeve IPA 2016

Procesi i programimit ka filluar gjatë muajit prill 2015 me diskutimin dhe përzgjedhjen e atyre  sektorëve të cilët janë prioritete kombëtare për t’u financuar dhe kanë strategji të miratuara. Janë hartuar dokumentet e planifikimit sektorial për sektorët e transportit dhe drejtësisë dhe gjatë  muajit dhjetor kanë filluar përgatitjet për hartimin e dokumenteve të veprimit për sektorët e lartpërmendur. Më konkretisht, sektori i drejtësisë do të marrë mbështetje buxhetore vetëm për  pjesën kundër korrupsionit, me kosto indikative 10 milionë euro dhe sektori i transportit me  kosto indikative 23.74 milionë euro.

Gjithashtu, IPA 2016 do të mbështetë me asistencë teknike:

 Sektorin e bujqësisë (Siguria ushqimore dhe peshkimi) me kosto indikative 8.7 milionëeuro;

 Sektorin e ujit me kosto indikative 4 milionë euro;

 EU Integration Facility me koto indikative 9.3 milionë euro;

 Mbështetje për pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Europian me kosto indikative 1 milionë euro;

 EURALIUS 5 me kosto indikative 10 milionë euro;

Draftet finale të dokumenteve të veprimit për IPA 2016 janë dërguar pranë Komisionit Evropian  në datën 28 shkurt 2016.

{gallery}raportibe{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izet Haxhia tregon lidhjet e Ismail Mulletit të “Panama Papers” me Partinë Demokratike
Sali Berisha bëhet nostalgjik, poston fotot e hershme që kur filloi përpjekjet për anëtarësim në NATO »
Article Logic
Execution time: 0.020114898681641
array(1) { ["section"]=> string(81) "qeveria-shqiptare-be-se-1200-zyrtare-te-raportuar-per-korrupsion-ne-nje-vit-36871" }