Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me BERZH, Rama: Mbështesim agrobiznesin, mundësi të reja investimi në fshat

Publikuar tek: ekonomi, më 15:45 26-07-2016 Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me BERZH,  Rama: Mbështesim agrobiznesin, mundësi të reja investimi në fshat

 Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) firmosën sot në Tiranë, marrëveshjen në mbështetje të financimit të agrobiznesit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë Presidentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, u shpreh se, vizita e tij sot vjen me forcën e një mandatit të ri që Chakrabarti  ka rimarrë në krye të BERZH, dhe me kurorëzimin e një marrëveshje për sektorin me jetik për vendin.

 Sot për fshatin do të vij një fazë e re zhvillimi, tha kryeministri  Rama, pasi do ti jepet më shumë mbështetje sektorit bujqësor, përmes këtij projekti që do të japë më shumë mundësi të gjithë atyre që do duan të investojnë në fshat.

“Është një program që sjell bashkë qeverinë dhe disa banka tregtare, të cilat falë BERZH dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat. Ky program do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se interesant është fakti që në bilancin e kredive të këqija, asnjë kredi e keqe nuk është nga fshati.

“Janë gjithmonë e më të shumta sipërmarrjet që po kthejnë sytë nga fshati ndaj dhe ne duam të difersifikojmë portofolin mbështetjes financiare. Ky program është një mbështetje e sigurt. Ne kemi një problem me të cilin po merremi seriozisht, që është kreditë e këqija. Ajo që është më interesante është fakti se nuk ka asnjë kredi të keqe nga fshati”, theksoi Rama.

Presidenti i EBRD, Sir Suma Chakrabarti u shpreh në ceremoninë e nënshkrimit se, ne jemi shumë të kënaqur të nënshkruajmë këtë Memorandum Mirëkuptimi të rëndësishëm që do të mbështesë zgjerimin e potencialit të sektorit të bujqësisë në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037646055221558
array(1) { ["section"]=> string(116) "qeveria-shqiptare-firmos-marreveshjen-me-berzh-rama-mbeshtesim-agrobiznesin-mundesi-te-reja-investimi-ne-fshat-47776" }