Qeveria shqiptare miraton kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO

Publikuar tek: politike, më 16:44 13-04-2016 Qeveria shqiptare miraton kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi, është miratuar në parim, protokolli i Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi.

Tirana ka qenë një ndër mbështetëse më të mëdha të anëtarësimit të fqinjit verior në NATO.

Mali i Zi mori ftesën për anëtarësim në 2 dhjetor të vitit të kaluar gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të kësaj organizate. 28 anëtarët janë shprehur pro këtij anëtarësimi, i cili pritet të bëhet përfundimtar në samitin që do të zhvillohet në muajn korrik në Varshavë të Polonisë.

Pavarësisht qëndrimit të Podgoricës, Rusia është shprehur kundër këtij hapi, dhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve kundër vendit të vogël ballkanik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama takon kreun e BB, Jim Yong Kim, inkurajues për reformat tona
Braçe, Ristani, Paloka dhe Keta përjashtohen përkohësisht nga Kuvendi, vërejtje për Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.022696018218994
array(1) { ["section"]=> string(77) "qeveria-shqiptare-miraton-kerkesen-e-malit-te-zi-per-anetaresim-ne-nato-37609" }