Qeveria Shqiptare nuk mban fjalën, ndryshohet plani i stadiumit të ri (Foto)

Publikuar tek: sport, më 21:30 27-07-2016 Qeveria Shqiptare nuk mban fjalën, ndryshohet plani i stadiumit të ri (Foto)

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” tashmë është rrafshuar tërësisht, pasi kanë nisur punimet për ndërtimin e impiantit më të ri sportiv në vend, “Arena Kombëtare”.

Qeveria Shqiptare pati premtuar që do të ruante pjesën ballore të stadiumit legjendar, por kjo ka qenë thjesht në kuadrin e premtimit.

Sot mësojmë që punonjësit kanë filluar të shembin edhe pjesën ballore të stadiumit, e cila ishte një monument historik i këtij impianti. Me sa shikohet në foton e mëposhtme nuk ka mbetur edhe shumë për të fshirë pjesën historike të stadiumit “Qemal Stafa”, pasi gjysma e saj është shembur, shkruan Newsport.al

Tashmë nuk na mbetët gjë tjetër, veçse të shohim se si do të ndërtohet stadiumi i ri, që do të jetë impianti më i ri në vend dhe shtëpia e kombëtares kuqezi.

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Federata Angleze lejon zëvendësimin e katërt në futboll
Nga Gostivari, Shkodran Mustafi publikon një foto të veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.023429155349731
array(1) { ["section"]=> string(79) "qeveria-shqiptare-nuk-mban-fjalen-ndryshohet-plani-i-stadiumit-te-ri-foto-47935" }