Qeveria shqiptare nuk ndryshon qëndrim: Bankers nuk mund të përdorë pasuritë tona si kërcënim

Publikuar tek: ekonomi, më 20:33 01-12-2015 Qeveria shqiptare nuk ndryshon qëndrim: Bankers nuk mund të përdorë pasuritë tona si kërcënim

Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të bëra nga kompania kanadeze, Bankers Petroleum se do të mbyllë aktivitetin në Patos Marinzë, nëse nuk zhbllokohen llogaritë e saj.

Sipas qeverisë, pasuritë e vendit nuk mund të përdoren nga kjo kompani si kërcënim, pasi ato janë pasuri të gjithë shqiptarëve.

Qeveria e Shqipërisë është e qartë për kërcënimet e bëra nga Bankers Petroleum Ltd, për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit. Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cënimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Rreth një javë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, Tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers Petroleum” për të mbledhur me forcë 75 milionë dollarë taksa, që kompania pretendohet si i ka shmangur.

Por menjehërë “Bankers” kërkoi një pezullim të këtij akti nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë. “Bankers” thotë se edhe pse Gjykata e Arbitrazhit nxori urdhër që autoritetet të zhbllokojnë llogaritë e saj, shteti shqiptar nuk po e zbaton këtë urdhër.

Grupi kanadez i nxjerrjes së naftës deklaroi se, do të presë deri të mërkurën dhe pastaj do të ndërpresë plotësisht aktivitetin e prodhimit deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026179075241089
array(1) { ["section"]=> string(98) "qeveria-shqiptare-nuk-ndryshon-qendrim-bankers-nuk-mund-te-perdore-pasurite-tona-si-kercenim-26723" }