“Qeveria shqiptare orienton nxënësit drejt arsimit profesional”, Turdiu: Mundësi më e mirë për të rinjtë dhe bizneset

Publikuar tek: kulture-art, më 15:03 18-12-2016 “Qeveria shqiptare orienton nxënësit drejt arsimit profesional”, Turdiu: Mundësi më e mirë për të rinjtë dhe bizneset

“Skills Show”, eventin dy ditor që u mbajt në Sarajevë , i organizuar nga British Council, mblodhi qindra të rinj nga Ballkani Perëndimor të cilët promovuan vlerat dhe aftësitë e tyre.

Shqipëria u përfaqësua nga dy shkollat profesionale, Shkolla “Hoteleri – Turizëm” e Tiranës dhe Shkolla “Hoteleri – Turizëm A.Athanasi” e Sarandës. 

Në Panair përgjatë dy ditëve (16-17 dhjetor) , të rinjtë nga Shqipëria promovuan vlerat e kalasë së Petrelës, historinë e Mamicës, motrës së Skënderbeut dhe verat tradicionale në gatim.

Eventi kishte formatin e një  konference profesionale si edhe panairi për punëdhënësit të cilët ishin të interesuar në bashkëpunimin me shkollat profesionale pjesëmarrëse. 

Gazmend Turdiu, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal foli për nevojat që kanë vendet e rajonit për të nxitur arsimin profesional si në drejtim të hapjes së një persepektive të re për të rinjtë, por edhe për t’i ardhur në ndihmë biznesit për të gjetur punonjës të aftë. 

Ai e sheh me shumë rëndësi angazhimin e qeverisë shqiptare dhe të shoqërisë drejt rritjes së rolit të arsimit profesional. 

Intervsita me Gazmend Turdiu, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal:

Z.Turdiu, a mund të themi se tani ka përfunduar periudha e rendjes për në universitet tek shqiptarët dhe është koha e orientimit tek arsimi profesional?

Çdo nivel shkollimi duhet të zërë vendin e vet në shoqëritë tona. Ka vend për ata që mbarojnë studimet universitare, ka vend për ata që kalojnë në nivelin Master dhe PhD, por sigurisht që nuk mund të ketë një shoqëri , e cila nuk është e përgatitur për të nxjerrë punonjës të kualifkuar të sistemit të mesëm.

Për këtë arsye duhet promovuar dhe reformuar sistemi i edukimit profesional, në mënyrë që të mos kemi njerëz të pashkolluar dhe njerëz tepër të kualifikuar, por të kemi të gjithë spektrin e kualifikimeve që i nevojiten shoqërisë në tërësi, po në mënyrë të veçantë bizneseve.

Gjithashtu, ka një qasje të qeverisë shqiptare në drejtim të orientimit të të rinjve drejt arsimit profesional, ç’ka shkon në të njëjtën linjë edhe me këtë aktivitet.

Kjo nuk është një qasje vetëm e qeverisë shqiptare, kjo është një qasje e mençur përgjithësisht e qeverive në rajon, të cilat mendojnë se kjo fashë e arsimit nuk ka patur vëmendjen e duhur. Fasha e shkollave dhe sistemit të arsimit dhe trajnimit profesionale duhet patjetër të forcohet në mënyrë që të nxjerrë njerëzit e kualfikuar për të dalë në tregun e punës.

Në barometrin e Ballkanit që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal bën vit për vit, tani jemi në Edicionin e Tretë, ne i kemi pyetur bizneset se sa të lehtë apo vështirë e kanë të gjejnë punonjësit e tyre dhe përgjigja është se në 20 për qind të rasteve bizneset hasin vështirësi për të gjetur njerëz me kualfikimet që ata duan. Nuk po flas këtu për kualifikimet e larta si Master, PhD apo post PhD, por për njerëz të aftë që të ulen tek makineria dhe të bëjnë punën e tyre.

Kjo fashë kualifikimi mungon jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Prandaj është kjo nismë e aftësimit dhe trajnimit profesional në mënyrë që së pari t’u jepet një perspektivë të rinjve, pasi papunësia tek të rinjtë është tre herë më e lartë se moshat e tjera, por krahas kësaj, t’u japësh alternativa bizneseve të plotësojnë nevojat e tyre për punonjës të kualifikuar. Kjo shkon në linjën e forcimit të përpjekjeve dhe provimit të zhvillimit me punësim. 

Megjithatë, krahas plotësimit të nevojave për punonjës të kualifikuar duhet të kemi edhe biznese që ofrojnë një vend punë të sigurt dhe me pagë dinjitoze.

Zgjidhja e problemeve me papunësinë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Nuk mund të bëhet vetëm me promovimin e arsimit profesional. 

Ka një terësi aktorësh dhe faktorësh, të cilët përfshihen në të gjithë shoqërinë për të krijuar kushte të përshtatshme për rritje ekonomike dhe punësim. 

Kjo përfshin edhe forcimin e bizneseve që të bëhen të afta për detyrimet që kanë ndaj punonjësve, si pagesa dinjitoze, sigurimet shoqërore etj.., që punonjësi të jetë i motivuar të vazhdojë punën në atë biznes. 

Me këtë që po bëjmë sot, nuk pretendojmë se do të zgjidhim të gjitha problemet. Ky aktivitet, i quajtur në anglisht “Skills Show” kurse unë në shqip do ta quaja “Panairi i aftësivë”, është një aktvitet rajonal,  të cilin unë shpresoj që të përsëritet vit pas viti së paku për të promovuar një dialog mbi politikat e arsimit profesional, vendosjen e strukturave të kontakteve të drejtpërdrejta midis shkollave dhe biznseve dhe mundësimit që të rinjtë të kenë një mundësi punësimi, por jo vetëm kaq, por të mund të krijojnë punë nëpërmjet zgjerimit të kompanive të veta.

A ëshë planifikuar që një aktivitet i ngjashëm të organizohet edhe në Shqipëri?

Ky është një projekt rajonal dhe unë falenderoj në radhë të parë British Council për marrjen e kësaj nisme. Ne si Këshill i Bashkëpunimit Rajonal kemi qenë ndër kontribuesit kryesorë sepse është në linjë të plotë për mënyrën se si punojmë ne. Punojmë në nivel rajonal dhe në të gjitha vendet e Ballkanit.

A mund të themi se në Shqipëri jemi ende në stadin e promovimit të arsimit profesional?

Nuk pretendoj të jem një njohës i mirë i sistemit pasi nuk jam ekspert i fushës. Por di që në Shqipëri ka një numër shkollash profesionale të cilat kualifikojnë një numër punonjësish të nivelit të mesëm dhe të lartë për tregun e punës por nuk jam në gjendje të gjykoj. Di që është në fokus të shoqërisë sikurse është edhe në fokusin e qeverisë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marjana Kondi ka një mesazh për “atë” që e hoqi nga puna: E mirëpres sot në kinema, jam katunare
Robert Ndrenika gjatë provave finale, mjeshtri ju pret në teatër »
Article Logic
Execution time: 0.020859956741333
array(1) { ["section"]=> string(119) "qeveria-shqiptare-orienton-nxenesit-drejt-arsimit-profesional-turdiu-mundesi-me-e-mire-per-te-rinjte-dhe-bizneset-63042" }