Qeveria tërhiqet që sot nga ndryshimi i nenit për shpifjen, Felaj: Duam të shuajmë këtë keqkuptim

Publikuar tek: politike, më 10:57 12-11-2015 Qeveria tërhiqet që sot nga ndryshimi i nenit për shpifjen, Felaj: Duam të shuajmë këtë keqkuptim Ermonela Felaj, Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin

“Qeveria tërhiqet nga propozimi për ndryshimin e nenit në Kodin Penal në lidhje me shpifjen”. Ky është qëndrimi i mbajtur nga Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentit Ermonela Felaj e cila ka njoftuar përmes medias se  ky është një keqkuptim i madh dhe se nga ky ndryshim do të prekeshin vetëm politikanët e jo media. Megjithatë Felaj tha se për të shmangur këtë keqkuptim, që sot qeveria do të riformulojë propozimin e bërë.

“Askush nga ju nuk është dakort me atë që ndodh në Kuvendin e shqipërisë, kjo nuk i shërben askujt, dhe ky ëhstë qëllimi të zgjedhurit funksionarët shtetërorë që gjërat që thonë publikisht të jenë të vërteta.

Nëni është diskutim krejt etik, për të shuar këtë lloj keqkuptimi, ne do ta tërheqim atë nisëm në mënyrë që mos ndodhë ky diskutimi. Por një gjë, politikanët kanë detyrim të vërtetën. Ne nuk kemi frikë nga e vërteta por duam ti ngarkojmë një detyrim vetes tonë që me publikun të ndajmë vetëm të vërteta dhe asnjë gënjeshtër”, tha ministrja ndërsa shtoi:

“Dua të sqaroj që shpifja përmbahet në kodin tonë penal por dënohet vetëm me gjobë, jo me burg.

Liria e shprehjes nuk mund të kalojë kufijtë. Saktësimi do ndodhë që sot, pra riformulimi i nenit”, përmbylli Felaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta komenton nenin për ''Shpifjen'': Do ketë reflektim besoj
Bujar Nishani “gojëkyçur”: Befasues projektligji i qeverisë që dënon me burg gazetarët për shpifje »
Article Logic
Execution time: 0.029107093811035
array(1) { ["section"]=> string(101) "qeveria-terhiqet-qe-sot-nga-ndryshimi-i-nenit-per-shpifjen-felaj-duam-te-shuajme-kete-keqkuptim-25237" }