Qeveria transferoi 300 mln $ për ministritë në dhjetor të 2014

Publikuar tek: ekonomi, më 16:38 19-02-2015 Qeveria transferoi 300 mln $ për ministritë në dhjetor të 2014

300 milionë dollarë janë shpërndarë në fund të vitit 2014 në disa prej ministrive, para të cilat janë përdorur për të blerë tableta, printera, autovetura apo rikonstruksion të godinave. Sipas deputetit të PD-së, Sherefedin Shehu këto shpenzime janë konsideruar nga ministritë si të një rëndësie të veçantë, kur në fakt është krejt e kundërta.

Më konkretisht 300 milionë dollarët janë shpërndarë 950 milion lekë për ministrinë e Mbrojtjes, pastaj vijojnë Ministria e Brendshme me 900 milion lekë, Mministria e Arsimit me 615 milion leke, ministria e Shëndetësisë me 553 milionë leke, dDrejtoria e Tatimeve me 543 milion leke, ministria e Drejtësisë me 160 milion lekë, drejtoria e Doganave me 3 milion leke dhe ministria e Financave me 1.3 milion lekë.

Shehu është shprehur se kjo ndarje është bërë në mënyrë të paligjshme me urdhërat e ministrit të Financave Shkëlqim Canit dhe kryeministrit Edi Rama.

“Autorizimet janë leshuar 20 në dhjetor dhe prej tyre 7 janë lëshuar më 31 dhjetor, në ditën e fundit të vitit. Por pagesat paradhënie janë bërë brenda kësaj date dhe kjo tregon se ata janë bërë për kontrata të palidhura akoma. Kjo konfirmohet edhe në letren e Ministrisë së Arsimit, e cila me datën 29 thotë se ka parashikuar në draft kontratë pagesën me Leter kredi edhe pse nuk ka autorizim dhe kontratë të lidhur. Nuk ka informacion për fituesit e kontratave por disa janë referuar në kërkesat e ministrive. Paraprakisht rezulton se ata janë kompani afër qeverisë por më shumë flasin shifrat e kontratave. Më e drejtpërdrejtë është kontrata e Ministrrisë së Arsimit për blerjen e tabletave e cila ka një vlerë 199,999,999 që do të thotë se nga i ashtuquajturi tender është kursyer 1 lek”, ka thënë Shehu.

Deputeti i PD-së ka shtuar se “janë konsideruar të rëndësisë së vecantë fotokopjet, autovetrurat dhe materiale të tjera për ministrinë e Brendshme, helikopterat dhe ambulancat për ministrinë e Shëndetësisë, tabletat e ministrisësë Arsimit, blerje armatimi dhe automjetesh për ministrinë e Mbrojtjes, autoveturat, fotokopjet, printerat, laptop dhe kompjutera të tjerë për drejtorinë e tatimeve, rikonstruksion godine në ministrinë e Drejtësisë dhe blerjen e kompjuterave për drejtorinë e doganave”.

Shehu tha se këto para janë marrë nga sektorë prioritarë duke shkelur edhe ligjin që ndalon rishpërndarjen e fondeve pas datës 15 nëntor. “Paratë e rishpërndara janë marrë nga sektorët prioritarë si bujqësia, zhvillimi ekonomik, mbrojtja e ujrave dhe pyjeve, strehimi, etj. dhe është marrë borxh për paratë e ngurtësuara në llogaritë e klientëve. Ndonëse rishpërndarja e fondeve është bërë me ligj ajo bie në kunbdërshtim me ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor i cili ndalon rishpërndarjet pas datës 15 Nëntor”, ka deklaruar Shehu nga foltorja e Kuvendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023478031158447
array(1) { ["section"]=> string(65) "qeveria-transferoi-300-mln-per-ministrite-ne-dhjetor-te-2014-3841" }