Qeveria tregohet bujare, do u japë shpërblim policëve

Publikuar tek: politike, më 19:45 16-12-2015 Qeveria tregohet bujare, do u japë shpërblim policëve

Qeveria tregohet bujare me policët shqiptarë. Ajo ka vendosur sot të shpërblejë të gjithë policët e Republikës së Shqipërisë që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Masa e shpërblimit për secilin do jetë 2 paga mujore dhe fondi rreth 980 milionë lekë të vjetra.

Ja vendimi:

“LEJIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË PAGAVE PËR SHPËRBLIMIN E DISA PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 143, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Policisë së Shtetit për përdorimin e fondit prej 98 400 000 (nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekësh, nga fondi i pagave, të planifikuar për vitin 2015, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës.

2. Masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. “

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjala e Ramës shoqërohet me duartrokitje dhe ja cili moment ngacmoi mësuesit
Sot PD në protestë, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj të qëndrojnë larg »
Article Logic
Execution time: 0.018968105316162
array(1) { ["section"]=> string(58) "qeveria-tregohet-bujare-do-u-jape-shperblim-policeve-27933" }