Qeveria u blen dekodera familjeve të varfëra, 3.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: politike, më 14:37 27-10-2015 Qeveria u blen dekodera familjeve të varfëra, 3.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit

Plot 3.5 miliardë lekë të vjetra ka vendosur që të shpenzojë nga buxheti i saj qeveria shqiptare. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi kanë firmosur vendimin në muajin shtator për prokurorimin e dekoderave për familjet e varfëra. Fillimisht 1.7 miliardë lekë të vjetra do merren nga buxheti i vitit 2015.

Përveç këtyre parave, edhe 1.8 miliardë lekë të tjera do të vihen në dispozicion për këtë blerje nga buxheti i vitit 2016, sipas vendimit që publikon "Nisma Thurje''.

Dekoderi është pajisja që qëndron pranë televiziorit, me qëllim që shikuesi të mund të shohë transmetimet dixhitale. Transmetimet numerike tashmë janë kusht që Shqipëria duhet ta plotësojë dhe me shtrimin e dy rrjeteve të RTSH-së, duket se do të hiqet dorë gradualisht nga transmetimet analoge, por çështja mbetet te forma e blerjes së dekoderit,  pajisja marrëse.

Një nga skemat do të ishte edhe ajo e rimbursimit të kryefamiljarëve, duke patur faturën e blerjes, por ende nuk dihet se si do organizohet prokurorimi në Shqipëri. E paqartë është edhe çmimi mesatar i përcaktuar për një dekoder, specifikime që më pas do të bëhen nga Agjencia e Prokurimit Publik në rast se do të shkojnë drejt tenderit. Një problem tjetër mbetet në këtë fazë edhe kanalet që do të shohë secila familje në nevojë, pasi ende Shqipëria nuk mund të ketë një dekoder të unifikuar ku secili shikues të përzgjedhë kanalet e dëshiruara. Momentalisht kompanitë që ofrojnë platformat dixhitale, kanë dekoderat e tyre specifikë.

qeveriadekodera

qeveriadekodera2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdhunimet/ Flet Mesila Doda: Hetuesi monstër që përmend Alida Hisku mund të jetë në administratë
Kosova nënshkruan MSA-në, urojnë politikanët shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.14570021629333
array(1) { ["section"]=> string(90) "qeveria-u-blen-dekodera-familjeve-te-varfera-3-5-miliarde-leke-nga-buxheti-i-shtetit-24070" }