Qeveria u rrit pagat policëve, shpërblime për punën brenda dhe jashtë orarit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:47 15-02-2017 Qeveria u rrit pagat policëve, shpërblime për punën brenda dhe jashtë orarit

Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi që të rrisë shpërblimet për punonjësit e policisë, si për orët shtesë dhe ditët e festave, ashtu edhe për punën brenda orarit që kryhet në oraret e vona të mbrëmjes.

Kështu në bazë të vendimit të qeverisë, punonjësit e policisë do të punojnë 40 orë në javë, ku  për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19:00 deri në 22:00, punonjësit e policisë përfitojnë një shtesë page prej 20%.

Rritje page në nivelin 50% do të përfitojnë ata oficerë policie që do të punojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit.  Sipas vendimit, për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25% shtesë page dhe kompensim kohe pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit.

Punonjësit të Policisë i jepet leje e pagueshme dhe për rastete e mëposhtme:

a) Martesën e tij  7 ditë;

b) Martesën e fëmijës 5 ditë;

c) Lindjen e fëmijës (baballarët) 3 ditë;

ç)  Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortes/it, të fëmijës, vëllezërve, motrave  7 ditë;

d) Ndërrim të banesës  3 ditë;

dh) Sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve 7 ditë;

e) Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryejnë  10 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028434038162231
array(1) { ["section"]=> string(81) "qeveria-u-rrit-pagat-policeve-shperblime-per-punen-brenda-dhe-jashte-orarit-68837" }