Qeveria vendos të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër

Publikuar tek: politike, më 11:29 10-06-2015 Qeveria vendos të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër

Qeveria ka marrë vendimin për dëmshpërblimin e banorëve  të përmbytur në zonat e Shkodrës. Lajmi u njoftua nga  ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

“Jam sot para jush për ti bërë të ditur opinionit publik vendimin e marrë nga qeveria për ti dhënë zgjidhje problemit të trashëguar të mos-dëmshpërblimit të banorëve të Qarkut të Shkodrës për përmbytjet e shkaktuara në vitet 2010, 2011.Siç të gjithë qytetarët e dinë, përmbytjet e këtyre zonave dhe borxhet janë krijuar në periudhën që qeverinë e drejtonte Partia Demokratike, por ne kemi marrë që në fillim zotimin për të gjetur një rrugë zgjidhjeje për këta banorë.Ecuria pozitive e reformës në sektorin energjitik, rivendosja e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, na ka krijuar mundësinë që ti japim zgjidhje këtij problemi të lënë zvarrë për shumë vite nga ish-qeveria “Berisha”.Kemi bërë një bilanc të detyrimeve që shteti ka mbetur pa u dhënë banorëve të këtyre zonave të përmbytura dhe detyrimet që ata i kanë shtetit në formën e faturave të papaguara të energjisë elektrike” , tha Gjiknuri.

Sipas tij , “Nga ky rakordim, janë identifikuar 2868 kontrata për të cilat do të kryhet procedura e kompensimit me borxhin e akumuluar të energjisë elektrike. Vlera totale që do të kompensohet me shuarje detyrimi, sipas këtij vendimi arrin në 222,416,775 lekë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushimi i çështjes për dhunën në Kuvend, Basha: Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit
Rama në Kukës: Koka e SHQUP-it po zbrazet çdo ditë »
Article Logic
Execution time: 0.004119873046875
array(1) { ["section"]=> string(80) "qeveria-vendos-te-demshperbleje-banoret-e-prekur-nga-permbytjet-ne-shkoder-13182" }