Qindra tifozë presin kombëtaren në Kopenhagen, mediat daneze: Nuk është protestë, presin yjet

Publikuar tek: sport, më 09:44 04-09-2015 Qindra tifozë presin kombëtaren në Kopenhagen, mediat daneze: Nuk është protestë, presin yjet

Mediat daneze i kanë bërë jehonë pritjes së jashtëzakonshme që i është bërë kombëtares shqiptare në Aeroportin e Kopenhages.

“Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri” bërtisnin tifozët njëkohësisht çka ka emocionuar edhe vetë lojtarët.

“Dhe kjo nuk është një demonstratë kundër qeverisë” shkruajnë mediat daneze duke thënë se ata në grup bërtisnin fort për një hero.

Ishin gati 200 tifozë që kishin ardhur me autobus deri në hyrje të aeroportit, dhe që u larguan sapo yjet e ekipit shqiptar u larguan në hotelin e tyre.

“Ne kemi ardhur nga Toronto Kanada. Ne jemi tifozë shqiptarë që e kemi dedikuar zemrat tona kombëtares” thotë njëri prej tyre i mbështetur edhe nga shoku i tij.

“Kemi ardhur për një fitore dhe do të mbështesim ekipin në cdo gjë”. Ata nuk kanë asnjë dyshim. Ata duan ta shohin ekipin e kombëtares në Kampionatin evropian vitin e ardhshëm në mënyrë që të bëjnë historinë për vendin e vogël, shkruajnë mediat daneze.

“Ndaj lufta do të jetë 1 me 1 ose 1 me 0 për Shqipërinë. Më vjen keq, por ne kemi nevojë për një fitore. Kemi bërë një rrugë të gjatë për këtë” thotë një tifoz.

Situata nuk ka kaluar pa u vënë re nga kapiteni i Kombëtares Lorik Cana. “Kur ne udhëtojmë në Evropë gjithmonë marrim mirëpritjen e njerëzve tanë. Ajo është mjaft e rëndësishme për ne. Ata kanë të gjithë një ëndërr, atë që kemi edhe ne. Po përpiqemi ti bëjmë të gjithë ata krenarë. Sepse ata janë forca jonë” thotë Lorik Cana, kapiteni i kombëtares për median daneze.

tifozat.jpg

Kliko për Video:

prit1ja.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tranjeri danez “ironizon” me shqiptarët, ngatërron emrin
Shqiptarët pushtojnë Kopenhagenin, kudo dëgjohen këngë shqip dhe shihet flamuri kuq e zi (Foto+Video) »
Article Logic
Execution time: 0.023735046386719
array(1) { ["section"]=> string(96) "qindra-tifoze-presin-kombetaren-ne-kopenhagen-mediat-daneze-nuk-eshte-proteste-presin-yjet-19938" }