Quant e-Sport limousine, makina që harxhon vetëm… ujë deti

Publikuar tek: kulture-art, më 19:19 22-01-2015 Quant e-Sport limousine, makina që harxhon vetëm… ujë deti

Një makinë sportive e që ka fituar të gjitha licencat gjermane të testimit rrugor e që lëvizë me ndihmën e elektromotorëve, si karburant konsumon vetëm – ujin e detit.

Që nga viti 1991 studiuesi zviceran Nunchio La Vecchia me bashkëpunëtorët e tij, me një përkushtim së bashku punojnë në fushën e energjive alternative, me theks të veçantë në përdorimin e nanoteknologjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

Puna e vështirë u kurorëzua në Sallonin e Gjenevës me prezantimin e konceptit revolucionar Quant e-Sportlimousine që për lëvizjen e saj përdor energjinë elektrike, e cila përmes teknologjisë më të re NanoFlowcell gjenerohet nga rezervuaret me ujë deti. Ndërkohë, TÜV-i gjerman licencoi prototipin për përdorimin e saj të rregullt në rrugë publike dhe për këtë qëllim janë prodhuar pesë mostra të makinës Quant e-Sportlimousine që do të drejtohen nëpër rrugët evropiane, të cilat duhet edhe praktikisht të konfirmojnë mundësinë e përdorimit të teknologjisë së re.

Teknologjia NanoFlowcell - Edhe pse kjo tingëllon tepër bukur për të qenë e vërtetë, ne, megjithatë do të përpiqemi shkurtimisht të shpjegojmë teknologjinë NanoFlowcell. Energjia elektrike krijohet me qarkullimin e ujit të detit (ujë i kripur) në mes të dy tankeve me kapacitet nga 200 litra. Gjatë kësaj uji kalon përmes qelizave të veçanta Flowcell duke krijuar energji elektrike e cila më pas akumulohet në bateritë me kapacitet të lartë. Kjo teknologji mundëson krijimin e energjisë me një dendësi të lartë prej – 600 W/litër – dhe me efiçencë 80%, përkatësisht me humbje minimale termike.

Sistemi duket jashtëzakonisht i thjeshtë, me një vërejtje se, prodhuesi nuk shpall detaje rreth teknologjisë së krijimit të energjisë elektrike, gjë që, në fund të fundit është edhe e kuptueshme, sepse kjo vepër revolucionare, të paktën, meriton marrjen e çmimin Nobel në fizikë.

Makinë sportive - Admirimi që vjen nga Quant e-Sportlimousine rritet proporcionalisht me leximin e karakteristikave teknike të saj. Sportistin pesë metërsh e lëvizin katër elektromotorë (nga një në çdo rrotë) me fuqi të përgjithshme prej 680 kW/920 KF. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 350 km/h(!) ndërsa përshpejtimi deri në qindëshen e parë arrihet për 2,8 sekonda. Sistemi mundëson akumulimin e energjisë në bateritë e reja, të mjaftuesjme për lëvizje autonome deri në 600 km.

Pas prezantimit të kapaciteteve të këtij kalibri, kokëdhimbje momentale do të kenë të gjithë menaxherët e prodhuesve më të mëdhenj të makinave me karburant si dhe ata të makinave elektrike. Në thelb ajo është një sedan sportiv me katër ulëse dhe me hapje vertikale të derës së vetme anësore. Atë që nëpërmjet dizajnit inovativ na e sugjeron Quant e-Sportlimousine, në një masë akoma më të madhe dhe në formë të performansave kulmore e ofron teknologjia revulucionare. Deri tani e vetmja pengesë e prodhimit masiv është kostoja prej 1.3 milionë eurove. Por nëse e dimë se popujt kanë zhvilluar dhe ende zhvillojnë lufta për resurse energjetike, çmimin nuk do të duhej të diskutohet. Me ujë të detit është mbuluar ¾ e globit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ja si duhet të jetë juria e Festivalit të Gjirokastrës
Arti i të thënit :"JO!" »
Article Logic
Execution time: 0.023766040802002
array(1) { ["section"]=> string(61) "quant-e-sport-limousine-makina-qe-harxhon-vetem-uje-deti-1234" }