Qytetarët e ngacmojnë Ramën për antiplumbin, kryeministri u përgjigjet kështu

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:17 26-10-2016 Qytetarët e ngacmojnë Ramën për antiplumbin, kryeministri u përgjigjet kështu

Vizia e djeshme e Edi Ramës në Prishtinë ka ngjallur reagime edhe për veshjen që ai kishte zgjedhur. Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi se mbante të veshur një antiplumb dhe kjo akuzë është bërë edhe nga disa komentues në faqen e Ramës.

“Një pyetje kam unë: pse vajte me antiplumb në Prishtinë sot? Lëri këto kazana e kso gjërash palidhje se s’po ecin”, i komenton Alberti kryeministrit, i cili nuk ngurron t’i përgjigjet. “Ha ha ha ha ha ??? o zot o zot, sa keq më vjen për ju që ju tall e përdor si të ishit dele një katragjysh që ka zbulu facebook-un në pleqninë e thellë??? Po çfarë antiplumbi mor Albert, është jelek sportiv o zotni, dhe s'është faji im që unë vishem si ma thotë mendja, kurse ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve të mia??? Hajde hajde, antiplumb thotë katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonjë liber a ndonjë punë e mos harxho kohë me katragjyshin se ai atë punë ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botës së rrenave”, shkruan Rama.

Screenshot_28.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026489019393921
array(1) { ["section"]=> string(82) "qytetaret-e-ngacmojne-ramen-per-antiplumbin-kryeministri-u-pergjigjet-keshtu-57481" }