“Qytetarët e Tiranës çdo muaj në sondazh për kompanitë e pastrimit. Kush merr notë të dobët, ikën”, urdhëri i prerë i Veliajt

Publikuar tek: politike, më 11:31 02-09-2015 “Qytetarët e Tiranës çdo muaj në sondazh për kompanitë e pastrimit. Kush merr notë të dobët, ikën”, urdhëri i prerë i Veliajt Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranes

Tashmë të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës do të japin verdiktin e tyre lidhur me kompanitë e pastrimit të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj, bëri të qartë në mbledhje, vetëm dy ditë para aksionit qytetar të pastrimit, se asnjë kompani pastrimi nuk do të rinovojë kontratën e saj me Bashkinë e Tiranës nëse nuk do të marrin notën mbi mesatare nga qytetarët e Tiranës. Sipas Veliajt, çdo muaj do të zhvillohet një sondazh me qytetarët të cilët do të vendosin notën për kompaninë e pastrimit që punon në zonën e tyre.

“Së pari po e filloj nga kompanitë e pastrimit, më vjen mirë që keni zhbllokuar pagesat që tregon korrektesën tonë si bashki e re.

Unë e di që ka qytetarë që thonë ne paguajmë taksën pse të dalin të pastrojmë? Sepse jemi shumë mbrapa me pastrimin.  Edhe gjermanët, edhe amerikanët,  paguajnë taksa por dalin e pastrojnë”, tha Veliaj duke shpjeguar mësnyrën se si qytetarët do vlerësojnë me notë, kompanitë.

“Pas aksionit të pastrimit ne do nisim një sondazh dhe në fund të shtatorit do të vendosin qytetarët çfarë note do i vënë kompanisë. Pra qytetarët do të vlerësojnë çdo muaj kompanitë për të parë nëse do rinovojmë kontratën me këto kompani apo jo. Çdo kompani që nuk kalon notën mesatare të qytetarëve në lagjen e tyre, nuk rinovohet”, tha në mënyrë të prerë Veliaj ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat për aksionin e pastrimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti i Punësimeve, alarmohet PS: Shifrat për Vlorën 700 punësime PS, 368 punësime LSI
Berisha: Mbyllja masive e bizneseve, reagim i guximshëm ndaj terrorit qeveritar »
Article Logic
Execution time: 0.021834135055542
array(1) { ["section"]=> string(126) "qytetaret-e-tiranes-cdo-muaj-ne-sondazh-per-kompanite-e-pastrimit-kush-merr-note-te-dobet-iken-urdheri-i-prere-i-veliajt-19771" }